Flash

Gazeta britanike: Dronët e Turqisë i merr Shqipëria, “tërbohet” Greqia

Lapsi.al 22 December 2022
Gazeta britanike: Dronët e Turqisë i merr Shqipëria,

Marrëveshja e Turqisë me Shqipërinë për dronët i ka tërbuar autoritetet greke. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, tha se nuk i kishte pëlqyer aspak marrëveshja e bërë me Shqipërinë, vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e nënshkruar javën e kaluar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kompania turke e prodhimit të dronëve u vlerësuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Shqipëria bleu tre dronë Bayraktar nga kompania turke, njësoj si ata që po përdoren gjerësisht në luftën në Ukrainë.

Duke komentuar marrëveshjen gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka, Dendias paralajmëroi kundër forcave revizioniste që “duan të na kthejnë në kohë e perceptime të tjera dhe të ndikojnë mbi Ballkanin Perëndimor”.

Ai shtoi: “Synimi i tyre është jo vetëm bashkëpunimi, por krijimi i zonave të influencës, të cilat as nuk përputhen me normat evropiane, e as me perspektivat e vlerat evropiane”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, administratori i kompanisë turke tha: “Nënshkruam një kontratë eksporti me Shqipërinë, një vend ku ne kemi shkelur prej shekujsh e me të cilin kemi lidhje të forta historike, kulturore e njerëzore”.

Turqia e Greqia po kryqëzojnë brirët për një numër çështjesh, përfshirë pretendime territoriale në detin Egje dhe të drejtat shfrytëzimit të burimeve të energjisë në Mesdheun lindor. Tri herë gjatë shekullit të shkuar kanë qenë në prag lufte.

Turqia e ka ashpërsuar gjuhën muajt e fundit, teksa zyrtarë të qeverisë kanë thënë se shkeljet e traktateve ndërkombëtare nga ana e Athinës e kanë vënë në diskutim sovranitetin e disa ishujve grekë.

Këtë muaj, qeveria greke sulmoi ashpër Turqinë pasi Erdogan kërcënoi të godiste Athinën me raketa balistike.

“Është e papranueshme dhe plotësisht e dënueshme që kërcënimet për sulme me raketa kundër Greqisë bëhen nga një vend aleat, një anëtar i NATO-s”, tha Dendias pas mbërritjes në Bruksel për një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

“Qëndrimet e tipit koreanoverior nuk mund e nuk duhet të gjejnë vend në Aleancën e Atlantikut Verior”, tha ministri grek.

Duke folur gjatë një takimi me të rinj në bashkinë e Samsunit para disa ditëve, Erdogan tha se Turqia kishte nisur të bënte raketat e saj balistike me rreze të shkurtër, të quajtur Tayfun, të cilat, tha ai, po i “frikësonin grekët”.

“(Grekët) thonë se nuk mund ta godasin Athinën”, tha Erdogan. “Sigurisht që po. Nëse ti nuk rri urtë, nëse përpiqesh të blesh gjëra nga SHBA e vende të tjera për të armatosur ishujt, një vend si Turqia duhet të bëjë diçka”.

Erdogan kërcënoi edhe me zbarkimin e trupave turke në Greqi “papritmas një natë”. Megjithëkëtë, një kërcënim me goditje rakete është tepër i pazakontë.

“Zoti Erdogan duhet ta dijë mirë se vendi ynë as nuk terrorizohet as nuk frikësohet”, tha zëdhënësi i qeverisë greke Janis Ikonomou gjatë një takimi me median në Athinë./ Express

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI