Flash

Detaje të reja/ Edmond Papa u mbajt 1 muaj në vëzhgim

Lapsi.al 22 December 2022
Detaje të reja/ Edmond Papa u mbajt 1 muaj në vëzhgim

Autorët e vrαsjes së biznesmenit Edmond Papa dyshohet se e ruajtën dhe e kanë vëzhguar për disa javë rresht. Derisa më në fund e gjetën të vetëm dhe e qëlluan për vdekje në pasditen e 16 dhjetorit. Dyshimet për ndjekjen e objektivit kanë ardhur disa javë pas në kryeqytet në vizitën e parafundit që 49-vjeçari kishte kryer në Tiranë rreth 3 javë më parë.

Tv Klan raporton nga burime të tij se nga verifikimi i dhjetëra kamerave të sigurisë në të gjithë itinerarin e lëvizjes hetuesit po analizojnë disa automjete që dyshohet se mund të ndjekur biznesmenin Papa. Duke kontrolluar pamjet e mjeteve që dyshohet se e kanë ndjekur për të zbuluar nëse drejtuesi i ndonjë prej tyre i përshtatet identikitit të autorit të vrasjes. Ndërkohë dyshohet se një makinë ende e paidentifikuar ka larguar vrasësin pas vrasjes së Edmond Papës. Ky automjet nuk përjashtohet mundësia që të ketë monitoruar lëvizjet e biznesmenit përpara ekzekutimit në ambientet e një bar kafeje përballë banesës së të vëllait në rrugën ‘Fadil Bodinaku’.

Deri në këtë fazë të hetimit, trafiku i lëndëve narkotike është pista kryesore që dyshohet se solli vrasjen e biznesmenit. Nisur nga kjo grupi hetimor po verifikon dhe nëse vrasja e biznesmenit është e lidhur me vrasjen me tritol të Aleksandër Sadikajt dhe të dy shqiptarëve në Greqi.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. Për identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili ka lëvizur në këmbë i maskuar policia e Tiranës është duke grumbulluar pamje të kamerave të sigurisë në zonë por deri më tani nuk është gjetur ndonjë sekuencë e vlefshme. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI