Flash

Berisha: Olsi Rama shoqëroi Armand Josifin për në Dubai

Lapsi.al 22 December 2022
Berisha: Olsi Rama shoqëroi Armand Josifin për në Dubai

Sali Berisha tha sot se Armand Josifi, i shpallur në kërkim për skemën e mashtrimit të “call center”, është shoqëruar nga vëllai i kryeministrit Olsi Rama në aeroport për të shkuar në Dubai.

Duke folur në seancën plenare ku po diskutohet një akt normativ për buxhetin e vitit 2022, Berisha u ndal edhe te afera e inceneratorëve, për të cilën tha se megjithëse kompania ka 20 persona të arrestuar, vijon të marrë nga 1 milionë euro në javë nga buxheti i shtetit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Keni vjedhur 122 miliardë lekë, keni vjedhur 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Republikën e Shqipërisë, keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet. Kjo vjedhje është vetëm për 9 muajt e parë të 2022, nuk është për gjithë vitin. Keni vjedhur sepse 30% të tenderave i keni dhënë atij që keni dashur, pa garë.

Ku janë këta hajdutët që i ikin (i drejtohet ministrave). Kush ndërton rrugën me 24 milionë euro km? Kush shet energjinë me 40 euro dhe e riblen me 150 euro? Keni vjedhur sepse në një rast unik në botë, një kompani të cilës i janë arrestuar dhjetra hajdutë, vazhdon të marrë çdo ditë 300 mijë euro, vetëm e vetëm se është kompania e Edi Ramës. SKAP i Partisë nuk guxon ta bllokojë, nuk guxon ta konfiskojë, nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e përditshme të klanit të tij me djegësat. Armand Josifi bën kërdinë në Spanjë dhe Itali, Olsi Rama e përcolli në Dubai. Genti Xhixhon e përcolli Olsi Rama në Kubë me makinën e tij. Këta nuk ngopen me asgjë.

Habitet kjo që pas Ramës kryeson vjedhjet në Shqipëri. Në një akt të turpshëm korruptiv, Edi Rama hoqi rentët për njësitë vendore. Hajnia të verbon. Buxheti i 2022 do të mbetet në histori si buxheti i vjedhjeve më të mëdha qeveritare, si buxheti i shpërdorimeve më të mëdha. Në qoftë se shqiptarët festojnë sot në këtë gjendje, festojnë sepse ju vidhni me valixhe dhe nuk ngopeni.

Si ka mundësi një sipërmarrje me 20 të arrestuar vazhdon të marrë 1 milionë euro në javë. Gjendjet një italian që thotë kam 30% dhe merr 300 mijë euro në ditë. i merr se është punëtor i kryeministrit. Të çdokujt që të jenë ato, bllokohen. Ky kryeministër në kundërshtim me Kushtetutën ka autorizuar veten për të drejtën e konfiskimit. Konfiskoje pak sipërmarrjen tënde o hajdut që ta provosh që nuk je hajdut. Thuaju shqiptarëve kush e përcolli Amant Josifin në Dubai? Sa ditë u mbajt këtu fletëarresti për Josifin? Një javë u mbajt, derisa u nis në Dubai.

Na i thuaj pak sa i bleve dronet? Nuk e thua çmimin sepse vjedh. Zoti Majko ke ngelur vetëm ti këtu, a e di ti sa kushtuan 6 dronet? A jemi anëtarë të NATO-s? Kush e kontrollon hapësirën ajrore? Me ato lekë të paguajmë ushtarët dhe oficerët, pastaj satelitët.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI