Flash

Arrestohen tre ”skifterët” shqiptarë në Itali

Lapsi.al 22 December 2022
Arrestohen tre ”skifterët” shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë u arrestuan mëngjesin e sotëm nga Skuadra Lëvizëse e Shtabit të Policisë së Modenës. Policia ekzekutoi tre urdhër-arreste të urdhëruara nga Prokuroria Publike Modenës.

Shqiptarët dyshohen për vjedhje të ndryshme të kryera në Carpi, Sassuolo, Modena dhe në vende të tjera në provincën e Reggio Emilia, Bolonja dhe Ferrara, sipas Voce.it.

Një tjetër shqiptar ishte arrestuar nëntorin e kaluar me të njëjtat akuza dhe prej andej kishte nisur një operacion kompleks hetimor nga Skuadra e Modenës.

I arrestuari, i cili do të vuante dy vite burg, në fakt ishte kapur në shoqërinë e një bashkëpunuesi tjetër.

Burri i ndjekur nga policia është parë më pas në shoqërinë e dy shqiptarëve të tjerë dhe policia ka nisur operacionin në këtë pikë.

Në shtëpinë e të treve janë gjetur bizhuteri, ora, para, madje edhe pajisje elektronike, pre e mundshme nga vjedhjet.

Banda kryente vjedhje nëpër shtëpi pasi kishte prerë kangjellat, duke përdorur gjithmonë doreza për të mos lënë gjurmë gishtash.

Një nga tre të arrestuarit ishte banues në Carpi, një tjetër në Albareto (ku u gjet një makinë e dytë me mjete vjedhjeje në bord) dhe një në Rubiera.

Operacioni policor u krye në bashkëpunim me efektivët e komisariatit të Carpi dhe skuadrën e Reggio Emilia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI