Flash

Zelensky viziton SHBA-në dhe takon Bidenin

Lapsi.al 21 December 2022
Zelensky viziton SHBA-në dhe takon Bidenin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Uashingtonin të mërkurën për t’u takuar presidentin amerikan, Joe Biden, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë. Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që kur nisi nga pushtimi rus në shkurt.

Zelensky, gjithashtu, do t'i drejtohet Kongresit dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.

“Rrugës për në SHBA për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter.

SHBA-ja ka konfirmuar gjithashtu se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit.

Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe viziton trupat ushtarake nëpër Ukrainë. Ai bëri një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, në Bahmut, të martën, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore.

Presidenti ukrainas shpesh ka zhvilluar edhe biseda telefonike dhe ka realizuar video-lidhje me liderët botërorë nga zyra e tij në Kiev.

Por, një vizitë e paparalajmëruar në një vend të huaj - që shënon të parën që nga fillimi i luftës - gjithashtu sinjalizon rëndësinë e marrëdhënieve të Ukrainës me SHBA-në, e cila ka luajtur një rol udhëheqës në ofrimin e mbështetjes ushtarake.

Në një konferencë para vizitës së Zelenskyt, Shtëpia e Bardhë konfirmoi gjithashtu një paketë të re prej afro 2 miliardë dollarësh ndihmë për Ukrainën.

Zelensky ka bërë thirrje për më shumë fonde dhe ka thënë se kostoja mujore e mbrojtjes për Ukrainën është rreth 5 miliardë dollarë.

Zyrtarët ukrainas, po ashtu, kanë bërë thirrje prej kohësh për sisteme më të fuqishme të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi. Sistemi i ri i raketave Patriot do t'i mundësojë Ukrainës të mbrojë infrastrukturën e saj jetike kundër sulmeve ruse.

Rusia ka vënë në shënjestër sektorin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona njerëz në errësirë në temperaturat e dimrit që janë disa gradë nën zero.

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia po sulmon rrjetin elektrik dhe infrastrukturën tjetër duke përdorur dronë kamikazë iranianë.

Tani luftimet e ashpra po vazhdojnë në Donjeck, teksa forcat ruse vazhduan sulmet e tyre në Ukrainën lindore. Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka kaluar ditën e 300-të.

Të këshilluara

DEA sekuestron mbi 300 milionë doza fentanil

Agjentët federalë të drogës në SHBA kanë sekuestruar mjaftueshëm fentanil në vitin 2022 sa për të vrarë çdo amerikan. Administrata e Zbatimit të Drogës (DEA) se...

10:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI