Flash

Transportonte 85 kg kanabís në Fier, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

Lapsi.al 21 December 2022
Transportonte 85 kg kanabís në Fier, arrestohet në

Komisariati i Policisë Fier dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë realizuar operacionin antidrogë të koduar “Hamil”. Si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar 85 kg kanabis. Ato po transportoheshin me një mjet tip “Audi Q7” me shofer shtetasin Nehat Rizvani, 31 vjeç i cili sapo vuri re forcat e policisë braktisi mjetin dhe vrapoi por është shpallur në kërkim. Policia ka vënë në pranga bashkëpuntorin e tij shtetasin Armando Tërnova, 25 vjeç i cili u arrestua në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”.

Sekuestrohen 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në inteligjencën informative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Hamil”.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, 2 shtetasit që po transportonin lëndën narkotike, me një automjet tip “Audi Q7”, pasi kanë parë që po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar. Gjatë ndjekjes nga Policia, në fshatin Hamil, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej tyre, shtetasit A. T., 25 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi N. R., u gjetën dhe u sekuestruan 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 85 kg.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. R., 31 vjeç, banues në Hamil, i cili drejtonte automjetin në të cilin u gjet lënda narkotike. Punohet për kapjen e tij.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore, por në zonat malore pritet ...

07:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI