Flash

Sipas indeksit të harmonizuar, rritja e çmimeve në nëntor nuk u ngadalësua

Lapsi.al 21 December 2022
Sipas indeksit të harmonizuar, rritja e çmimeve në nëntor

Ndonëse INSTAT raportoi se në nëntor, rritja e çmimeve filloi të ngadalësohej, teksa inflacioni ra në 7.9%, nga 8.3% që ishte muajin e mëparshëm, një tjetër indeks i INSTAT, ai i inflacionit të harmonizuar me vendet e Bashkimit Europian tregon se çmimet kanë vijuar të jenë të larta.

Sipas INSTAT, Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2022 është 8,0 %, në nivele të njëjta me muajin e mëparshëm. Rritja më e madhe e çmimeve prej 13,8 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 9,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1 % secili, “Shërbimi arsimor” me 2,5 %, “Shëndeti” me 2,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 % dhe “Komunikimi” me 1,0 %.

Në muajin Nëntor 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Transporti” me 2,4 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,7 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 2,0 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,1 % secili.

Sipas INSTAT, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar).

Deri tani, ky indeks ka qenë më i ulët se indeksi i zakonshëm me të cilin INSTAT mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar. Nëntori është muaji i parë, kur matja e çmimeve sipas niveleve të krahasueshme me Europën është më e lartë.

Gjithsesi, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me rritjen më të ulët të çmimeve, duke u renditur ndër tetë shtetet me shtrenjtimin më të ulët të çmimeve, përpara Luksemburgut, Norvegjisë, Maltës, Francës, Islandës, Spanjës dhe Zvicrës. Gjithsesi, në tetor, Shqipëria renditej e gjashta për rritjen më të ulët të çmimeve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore, por në zonat malore pritet ...

07:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI