Flash

Shqipëria, kontratë për blerjen e 6 dronëve Bayraktar/ VOA: Nuk tregon sa kushtuan

Lapsi.al 21 December 2022
Shqipëria, kontratë për blerjen e 6 dronëve Bayraktar/ VOA:

Në Tiranë, qeveria shqiptare nënshkroi sot një kontratë me kompaninë turke Baykar, për blerjen prej saj të 6 dronëve ushtarakë Bayraktar. Firmosja u bë gjatë një ceremonia të veçantë në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, si dhe përfaqësuesve të kompanisë turke, përfshirë, drejtuesin e saj ekzekutiv Lütfü Haluk Bayraktar.

“Ne do nënshkruajmë për paketën e plotë. Tre dronët që do të vijnë së pari, do të jenë të armatosur dhe do të jenë të gatshëm për çdo rast, ku dhe kur dhe shpresoj të mos ndodhë kurrë, por nuk jetojmë në kohë fort të sigurta, kur pra dhe ku siguria jonë kombëtare të jenë nën kërcenim, në këtë rast do të jemi gati për luftë, por ndërkohë ato do të jenë gati dhe për një gamë të plotë aktivitetesh që do të jenë mjaft dobiprurëse për mirëqeverisjen në vend”, deklaroi kryeministri Rama.

Ai shpjegoi më tej se “dronët do të na ndihmojnë që të montojmë trafikun, do të na ndihmojnë për të ndjekur personat e kërkuar, pra do t’i shërbejnë dhe policisë dhe për të monitoruar tërësisht territorin dhe të arrijnë kapacitet të fjalës së fundit për të luftuar kultivimin e narkotikëve në terren, për të monitoruar zjarret dhe pyjet e po kështu për të vazhduar dhe për të siguruar që lufta kundër ndërtimeve të paligjshme, gjithashtu dhe shfrytëzimit të pronave ndonjëherë si të thuash në dëm të pronës publike dhe ndonjëherë në dëm të personave privatë të vazhdojë”.

Vlera e kontratës nuk është bërë e ditur nga autoritetet, por gjatë një interviste të para disa kohëve kryeministri Rama kishte deklaruar se "për qëllimet që kemi dhe për shërbimin që do të na bëjnë janë absolutisht me çmim të arsyeshëm". Autoritetet shpjeguan se kontratao përfshin dhe trajnimet e personelit shqiptar, si dhe paketën e mirëmbajtjes së dronëve, Bayraktar, të cilët u bënë veçanërisht të famshëm, nga efikasiteti i tyre, në rezistencën që Ukraina po i bën agresionit rus ndaj saj. Për këtë arsye kërkesa nga shtete të ndryshme për t’u pajisur me këto lloj dronësh ka ardhur në rritje. Kësaj situate ju referua dhe kryeministri Rama kur falenderoi në mënyrë të veçantë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, me të cilin prej vitesh ai ka ushqyer një marrëdhënie të ngushtë.

“Presidenti Erdogan ka qenë thelbësor në këtë proces sepse të gjithë ne e dimë që kur vjen fjala për mjetet pa pilot, “bajraktar” apo dronët siç njihen sot, nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave, por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh, të kalosh e të shtysh në radhë sepse radha është shumë e gjatë dhe nga ana tjetër është fakti i të qenit nga ana e duhur”, u shpreh zoti Rama duke nënvizuar faktin se të dy vendet janë anëtare të Nato-s./ VOA 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI