Flash

Rama përplaset me Shehajn: Je idiot apo bën vetë!

Lapsi.al 21 December 2022
Rama përplaset me Shehajn: Je idiot apo bën vetë!

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se fshihet pas aferës së inceneratorit të Tiranës.

“Inceneratori i Tiranës i është dhënë Klodian Zotos, ju në fillim thatë që s’do ishte Zoto por do ishte një sipërmarrje e madhe italiane. Pastaj zbuluam që nuk kishte kompania të huaj, ishte i njëjti njeri që kishte marrë Elbasanin.

Të njëjtën ditë që firmosët kontratën, Zoto ia transferoi kontratën një kompanie offshore në Holandë. Doli që Zoto ka kryer korrupsion dhe prapë koncesionet të Elbasanit dhe Fierit janë të sekuestruar. I Tiranës vazhdon të jetë në pronësi të një kompania offshore në Holandë, teorikisht.

Kompania është offshore nuk e dimë kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që është i përfshirë në aferë korruptive, duke i hapur çdo lloj dere, duke i dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ky zotëria e çon kompaninë në offshore, vazhdoni e paguani.

Inceneratori i Tiranës vazhdon të jetë në pronësi të një njeriu që është në kërkim. Paratë kalojnë nga bashkia e Tiranës ne xhepa cefaljone. Inceneratori i Tiranës është në pronësi të një kompani offshore.

(Rama i ndërhyn nga vendi) Pse jeni ju? Sepse pashë ca ndodhi me kompaninë DH Albania. Fillove tenderin e unazës së madhe duke mashtruar. I dhatë miliona euro. Po të ishit të gënjyer s’do kishte kthyer paratë. Vazhdimi i pagesave pavarësisht se SPAK thotë se janë të korruptuar, kjo më bën të mendoj që pas këtij skandali, pas inceneratorët të Tiranës mund të jeni vetëm ju. Ose hajde na thoni se jeni të paaftë ju gënjen zoto ose jeni ju pronarët e vërtetë” – tha Shehaj.

Më pas ka reaguar kryeministri Rama.

“Jam gjithmonë në dilemë nëse jeni idiot. Ju thatë që unë fshihem pas një offshorë në Holandë. Kjo është shumë e rëndë. Më sillni një provë. Ju ftova që ju të jepni provën dhe në të gjitha ato që thatë unë nxora përsëri dilemën time, ju jeni idiot apo bëni vetë” - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

22 raste të reja me Covid në Shqipëri

22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 454 testime të kryera. 12 qytetarë janë në Tiranë, nga 3 qytetarë në ...

19:36

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI