Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Princ Harry dhe Meghan sërish një bashkëpunim me Netflix

Lapsi.al 21 December 2022
Princ Harry dhe Meghan sërish një bashkëpunim me Netflix

Harry dhe Meghan po sjellin një tjetër dokumentar në Netflix.

"Live to Lead" do të jetë një seri prej shtatë pjesësh e Netflix me intervista nga liderë të shquar duke përfshirë; kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern, gjyqtaren e ndjerë të Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, Greta Thunberg, Gloria Steinem, avokatin e drejtësisë sociale Bryan Stevenson dhe më shumë.

Seriali u bë me qëllimin për t'i lejuar këta udhëheqës të "ndajnë mesazhe guximi, dhembshurie, përulësie, shprese dhe bujarie". Netflix publikoi të hënën trailerin me zërat e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në shumicën e videos. Në të, Princi Harry tha se seriali ishte "i frymëzuar nga Nelson Mandela".

“Gjatë dekadave të fundit, ne kemi parë një përhapje të liderëve destruktivë. Ata kontrollojnë pushtetin duke mbyllur kufijtë, duke përhapur dezinformata dhe duke nxitur frikën e njerëzve që konsiderohen si ‘të tjerë’. Ne mendojmë se ka një krizë të lidershipit në shumë nivele shoqërore në nivel global”, tha në një deklaratë Fondacioni Nelson Mandela. “Me botën në gjendjen në të cilën ndodhet, duke u përpjekur të shërohet nga një pandemi globale, me rritjen e populizmit dhe dezinformimit, nevoja për një udhëheqje efektive është kritike,”

"Live to Lead" u krijua për të kontribuar drejt frymëzimit të liderëve më të mirë. Atyre që janë të përkushtuar për t'i dhënë fund varfërisë dhe pabarazisë. Që tregojnë drejtimin në krijimin e shoqërisë së drejtë të ëndrrave të Nelson Mandelës."

Princi Harry dhe Markle do të jenë producentët ekzekutiv të serialit, i cili po prodhohet nga Blackwell & Ruth. "Live to Lead" do të shfaqet premierë në Netflix më 31 dhjetor./Lapsi.al

Të këshilluara

Emrata dhe Pete Davidson të ndarë?

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders mund ta zhvendosin romancën e tyre në ekran edhe jashtë tij. Dyshja u panë duke shkuar në apartamentin e mrekullueshëm të pr...

13:36

Gjithçka duhet të dini për Oscar 2023

Nata më e madhe në kalendarin e sezonit të çmimeve, Oscars 2023 do të bashkojë emrat më të njohur të Hollivudit për një mbrëmje me statuja, fjalime dhe, ndoshta...

09:55

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI