Flash

Paligjshmëria në themelet e Teatri të ri, shpërfillet Gjykata Kushtetueses

Lapsi.al 21 December 2022
Paligjshmëria në themelet e Teatri të ri,  shpërfillet

ceremoninë e vendosjes së gurit të parë për Teatrin e ri Kombëtar ishin të gjithë ata që shembën të vjetrin. Me Ramën e Veliaj u bënë bashkë aktorët Robert Ndrenika e Arben Derhemi, regjizori Altin Basha, arkitekti Bjarke Ingels etj. I kujtuan me cinizëm dhe të qeshura protestat dhe pretendimet e atyre që donin të ruhej godina historike dhe pastaj prezantuan në 3D godinën e re, sallat dhe skenat moderne.

Por ceremonia që u zhvillua në rrënojat e teatrit të vjetër i hap rrugë një akti në kundërshtim me ligjin dhe kjo paligjshmëri nuk konsumohet në fshehtësi siç ndodh me një krim, por para kamerave që transmetojnë live.

Sepse në Korrik të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme procedurën me të cilën Rama dhe Veliaj arritën tek shembja e godinës së vjetër. Më konkretisht, Gjykata rrëzoi procedurën e kalimit të pronësisë të teatrit nga qeveria tek bashkia. Dokumenti poshtë.

[caption id="attachment_787323" align="alignnone" width="607"] Vendimi per kalimin e truallit nga Ministria e Kultures tek Bashkia e Tiranes[/caption]

Për pasojë çdo veprim që pasoi për shembjen e teatrit, për projektimin, tenderimin, nxjerrjen e lejes për godinën e re rezultojnë të jenë të paligjshme.

Lexo edhe: Pikë për pikë/ Si duhet kuptuar vendimi i Kushtetueses për teatrin?

Lexo edhe: Teatri/ ‘I anti-korruptuari’ Bjarke Ingels zhytet në marrëveshjen e korruptuar me qeverinë shqiptare

Lexo edhe: Teatri i ri, si provë për opozitën e Sali Berishës

Në bazë të vendimit të Kushtetueses, trualli i Teatrit ku kryebashkiaku Veliaj do të ndërtojë godinën e re nuk i përket më Bashkisë së Tiranës. Në respekt të Kushtetueses duhej t'i kthehej Ministrisë së Kulturës, ndërsa godina e re duhej të ndërtohej me tender publik të hapur.

Në vend të kësaj, Rama dhe Veliaj po vazhdojnë planin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Projekti bëhet akoma më absurd, kur mendon se vendimin e Gjykatës Kushtetuese po e shpërfillin pikërisht ata që inicuan dhe propaganduan reformën në drejtësi./Lapsi.al

https://lapsi.al/2018/06/16/genjeshtra-e-veliajt-historiani-i-artit-teatri-kombetar-kronika-e-shembjes-se-nje-godine-te-jashtezakonshme/

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI