Flash

Operacion anti drogë në Itali, arrestohen 14 persona, 5 prej të cilëve janë shqiptarë

Lapsi.al 21 December 2022
Operacion anti drogë në Itali, arrestohen 14 persona, 5 prej të

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. 14 persona kanë rënë në pranga, 9 prej të cilëve janë italianë dhe 5 shqiptarë. Hetimet, të cilat filluan në maj 2016, çuan në sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.

Kjo sasi kap vlerën e mbi 15 milionë eurove. Hetuesit gjetën 7 milionë doza të vetme që mund të merreshin nga pikat e shitjes me pakicë. Shkatërrimi i grupit u bë i mundur falë bashkëpunimit të Sic (Ekipi i Përbashkët Hetimor), një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor i krijuar në vitin 2017 në Tiranë.

Në vitin 2018, operacioni kishte çuar në  çartifikimin e dy organizatave të fuqishme kriminale që vepronin në Bari, me degëzime dhe në Shqipëri, në Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo. Këto organizata importonin sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në rrugë detare.

Në fakt, hetuesit e DIA-s monitoronin furnizimin me drogë në Shqipëri. Transporti bëhej gjithmonë nëpërmjet detit duke përdorur varka të pajisura posaçërisht në “Shqipëri-Puglia” dhe më pas dërgoheshin në depot e vendosura në Bari dhe provincat e tij për t’u shpërndarë në rrugë tokësore.

Drejtoria e Hetimit Antimafia kishte lokalizuar në lagjen Carrassi të qytetit të Barit një depozitë për magazinimin e drogës dhe identifikoi një shtetas shqiptar që konsiderohej në krye të një prej dy organizatave kriminale. Pas hetimeve, me ndihmën e përgjimeve telefonike, përndjekjes dhe kontrollit, bënë të mundur arrestimin e dy kontrabandistëve nga Shqipëria me mbi ton drogë, një korrier italian me mbi një mijë kilogram marihuanë, dy korrierë italianë duke transportuar 13 kilogramë drogë me destinacion Salerno dhe Tortoreto si dhe dy korrierë shqiptarë me 8 kilogramë drogë në Scicli.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore, por në zonat malore pritet ...

07:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI