Flash

Mediat greke: Skandal i Begajt në Finiq, kërkoi heqjen e flamurit tonë

Lapsi.al 21 December 2022
Mediat greke: Skandal i Begajt në Finiq, kërkoi heqjen e flamurit

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje një vizitë që Presidenti i Republikës Bajram Begaj kreu të mërkurën në bashkinë e Finiqit. Ajo është e njohur si zonë e banuar me minoritet grek. Vëmendja e mediave greke vjen edhe për shkak se të enjten këto zona i viziton kryeministri i tyre Kiriakos Mitsotakis. Ai do të shoqërohet edhe nga kryeministri Rama në Himarë dhe Dervician.

Por vizita e Begajt nuk ka shkuar ashtu siç duhej. Fillimisht u mësua se kishte pasur një ndryshim të axhendës së takimeve. Por Presidenca shqiptare nuk dha ndonjë sqarim. “Protothema” shkruan se shkak për ndryshimet e takimeve është bërë prania e flamurit grek në hyrje të bashkisë së Finiqit.

“Sipas programit origjinal të vizitës, Begaj fillimisht do të vizitonte Bashkinë e Finiqit, ku do të pritej zyrtarisht nga kryebashkiaku Kristo Koço. Mirëpo autokolona nuk u ndal tek bashkia. Mësohet se presidenti shqiptar është shqetësuar nga flamuri grek që është i vendosur në oborr, pranë flamujve të Shqipërisë dhe BE-së” – shkruan gazeta greke.

“Duhet theksuar se bashkia e Finiqit njihet zyrtarisht si “minoritet” nga autoritetet shqiptare, me të drejtën e mërgimtarëve të ekspozojnë lirisht simbolet e tyre kombëtare, të përdorin gjuhën greke në administratë, etj.

Provokimet vazhduan në sheshin qendror të fshatit minoritar Alykos, ku ndodhet monumenti i emigrantëve Massios, Raftis, Kotsis dhe Mitros, të cilët u vranë gjakftohtë nga ushtarët shqiptarë në dhjetor 1990 kur tentuan të arratiseshin në Greqi. Me Dekret Presidencial të vitit 1994, Shqipëria i quajti 4 të rinjtë "Dëshmorë të Demokracisë".

Megjithatë, sakrifica e tyre, kujtimi dhe prejardhja e tyre kombëtare nuk u respektuan nga presidenti shqiptar, shoqëruesit e të cilit kërkuan nga policia që pranë monumentit të mos kishte flamur grek.

Ky veprim ka zemëruar banorët dhe nxënësit e shkollës, të cilët ishin mbledhur në sheshin e fshatit për të pritur Presidentin e Shqipërisë. Pas këtij zhvillimi, kryebashkiaku Kristo Kiço anuloi ceremoninë dhe nuk pati asnjë vendosje kurore nga Begaj në monumentin e 4 mërgimtarëve” – shkruan “Protothema”.

“Zyrtarë të minoritetit grek thonë se presidenti shqiptar duket se nuk e di se në bashkitë e EEM - bazuar në ligjin për minoritetet - flamuri grek duhet të valojë jashtë ndërtesave publike. Ata theksojnë se Bajram Begaj “duhet të sillet si faktor institucional unifikues dhe jo si një ish-ushtarak me logjikë nacionaliste” – citon gazeta.

“Protothema” citon më pas edhe një shkrim në Facebook të ish-presidentit të Omonias, Leonidha Papa. Ai thotë se pas incidentit të Presidenti shqiptar nuk pranoi të shkojë në drekën e Begajt me “intelektualë” të minoritetit grek. ©LAPSI.al

Të këshilluara

22 raste të reja me Covid në Shqipëri

22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 454 testime të kryera. 12 qytetarë janë në Tiranë, nga 3 qytetarë në ...

19:36

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI