Flash

Horror në spitalin e Pejës: Foshnja e pajetë futet në lavatriçe

Lapsi.al 21 December 2022
Horror në spitalin e Pejës: Foshnja e pajetë futet në

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në spitalin e Pejës. Një foshnjë që kishte lindur e pajetë para kohe është mbështjellë me çaprçafë dhe më pas është futur në një lavatriçe. Mendohet të ketë qenë një pakujdesi e punonjësve që nuk e kanë parë se bashkë me çarçafët e palarë ishte edhe trupi i pajetë i një foshnje.

Lajmin e konfirmoi edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehajli. Ai u tha mediave se kanë filluar hetimet lidhur me këtë ngjarje.

“Po. Kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë. Tani po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodhur dhe nëse ka përgjegjësi eventuale. Po. Foshnja ka qenë e vdekur” - tha ai për Express.

Ndërsa Indeksonline raportoi se historinë e ka mësuar nga babai i foshnjës në kushtet e anonimatit. Ai tha se si e ka mësuar ngjarjen e rëndë. Mes lotësh ai tregoi se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjen e tij.

“E morëm lajmin që është fëmija i vdekur. Vazhduam me procesin tjetër. Deshëm me marrë fëmijën për t’i kryer procedurat e tjera që i përkasin. Shkuam në spital që të kërkonim foshnjën, por hezituan të na e jepnin.

Arsyeja nuk u dinte. Bënin sikur po bënin diçka tjetër. Filluam të dyshonim se çfarë ishte problemi. Realisht ne insistuam ta merrnin. Na thanë e merrni nesër sa ta përgatisim. Kuptuam se diçka nuk është në rregull. E kishin mbështjellë me çarçaf dhe s'e kishin kuptuar që ishte foshnja brenda.

Të nesërmen e kuptuam që është... foshnja ishte futur në lavatriçe. Kemi shkuar poshtë dhe e ka parë sigurimi, foshnja ishte bërë copë-copë. Një person i spitalit kishte marrë copat e foshnjës duke i futur në qese, duke i mbledhur copë-copë.

Mbetëm të shokuar. Është rast që nuk e dimë si ka ndodhur. Lajmëruam policinë. Na luteshin që të mos e thërrisnim policinë. Familja nuk e dinë ç'ka ndodhur, por gjë nuk dinë tjetër.

Si mundet që të mbështillet një krijesë me çarçafë? S'kemi marrë asnjë përgjigje edhe pse kemi dhënë deklaratat në Polici. Më vjen keq që nuk më kanë bërë asnjë ngushëllim dhe nuk më kanë kërkuar falje mbi rastin. Por kanë kërkuar vetëm që të fshehin provat” – tha ai.

Babai thotë se nuk ka ndalur për asnjë çast përpjekjet për të marrë vesh të vërtetën rreth foshnjës së tij të vdekur. E vërteta që mori ishte përtej asaj që ai kishte imagjinuar ndonjëherë. Përgjegjësi për këtë ngjarje horror ende nuk dihet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

22 raste të reja me Covid në Shqipëri

22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 454 testime të kryera. 12 qytetarë janë në Tiranë, nga 3 qytetarë në ...

19:36

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI