Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Gjithçka duhet të dini për Oscar 2023

Lapsi.al 21 December 2022
Gjithçka duhet të dini për Oscar 2023

Nata më e madhe në kalendarin e sezonit të çmimeve, Oscars 2023 do të bashkojë emrat më të njohur të Hollivudit për një mbrëmje me statuja, fjalime dhe, ndoshta, disa drama.

Nga nominimet e parashikuara deri te moda në tapetin e kuq që duhet të presim me padurim, këtu është gjithçka që duhet të dini.

Kush është nominuar për Oscar në 2023?

Nominimet për ceremoninë e 95-të të Academy Awards do të shpallen më 24 janar 2023. Parashikohet të përfshihen në garë gjysmë-autobiografia e Steven Spielberg “The Fabelmans”, e fuqishmja “Women Talking” e Sarah Polley, komedia e zezë e Martin McDonagh “The Banshees of Inisherin”, hiti indie i Dan Kwan dhe Daniel Scheinert-it, “Everything Everywhere All At Once”, “Tar” i Todd Field , me protagoniste Cate Blanchett, “Elvis” i Baz Luhrmann, “Babylon” e Damien Chazelle dhe vazhdimet e mëdha të suksesshme “Black Panther: Wakanda Forever” dhe “Top Gun: Maverick“.

Stili është sigurisht një pjesë e madhe e skenës në Oscar, dhe ka pasur një sërë momentesh të dukshme të modës gjatë gjithë historisë së tij. Në ceremoninë e vitit të kaluar, Zoë Kravitz dukej mahnitëse me një fustan rozë Saint Laurent dhe taka Manolo Blahnik, me stil që të kujtonte Audrey Hepburn në vitet ’50.

Dhe kur Zendaya veshi një fustan të verdhë të prerë nga Valentino në 2021, ai dha tonin për ofertën e festës së këtij sezoni. Një nga fustanet më të shquar në histori, megjithatë, shkon për Halle Berry, e cila, në vitin 2002, veshi një fustan pjesërisht të tejdukshëm, të qëndisur me lule nga Elie Saab në natën kur ajo u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që fitoi një çmim Oscar për aktoren më të mirë.

Ceremonia

Ceremonia do të zhvillohet më 12 mars në vendin e saj të zakonshëm të Teatrit Dolby në Hollywood. Do të drejtohet nga Jimmy Kimmel, i cili rikthehet për herë të tretë pasi ka drejtuar ceremoninë në 2017 dhe 2018. Siç është bërë zakon, pritet që performancat të vijnë nga të nominuarit për këngën më të mirë origjinale (ceremonia e 2022-s kishte Beyoncé dhe Billie Eilish) . Ndërsa presim që të zbulohen nominimet, ka spekulime shpresëdhënëse se në vitin 2023 mund të shohim Rihanna (me “Lift Me Up” nga “Black Panther: Wakanda Forever”), Lady Gaga (me “Hold My Hand” nga “Top Gun: Maverick”), Eilish dhe vëllai i saj, Finneas (me “Nobody Like U” nga “Turning Red“), dhe Taylor Swift (me “Carolina” nga “Where the Crawdads Sing”) në formacion.

Duke përmbysur një vendim që shkaktoi polemika në ngjarjen e vitit 2022, ku tetë kategori u shkëputën nga transmetimi kryesor, Bill Kramer, CEO i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, ka konfirmuar se të gjitha 23 kategoritë do të transmetohen në televizion. Ai tha për “Variety” se:

Ne jemi të përkushtuar që të kemi një shfaqje që feston artizanët, artet dhe shkencat dhe natyrën bashkëpunuese të krijimit të filmave.

Të këshilluara

Merr fund lufta e Amber Heard dhe Johnny Depp

Amber Heard ka zgjedhur të ecë përpara. Ditën e djeshme,aktorja njoftoi se kishte  marrë "një vendim shumë të vështirë" për të zgjidhur çështjen e shpifjes të n...

09:37

Kompania e Rihanna-s paditet për mashtrim

Kompania e Rihanna, Savage X Fenty, do të paguajë 1.2 milionë dollarë për të zgjidhur një padi nga Santa Clara County dhe katër qeveri të tjera lokale në Kalifo...

17:22

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI