Flash

Dogji goma automjetesh në Vlorë, arrestohet 24-vjeçari për ndotje mjedisi

Lapsi.al 21 December 2022
Dogji goma automjetesh në Vlorë, arrestohet 24-vjeçari për

24-vjeçari që dogji qindra goma makinash dje në Vlorë është arrestuar. Policia bën me dije se i riu i dogji gomat e makinave në lagjen '24 Maji'. Nga djegia e gomave gjithashtu ka marrë flakë dhe gardhi rrethues i hidrovorit si dhe gardhi rrethues i një objekti privat. I riu që dogji gomat për të marrë telin e tyre brenda është Selam Zira.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë Ndoti ajrin duke djegur goma automjetesh, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit, për shkak të djegies së gomave të automjeteve, në lagjen “24 Maji”, pranë hidrovorit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit:

-S. Z., 24 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se ka djegur goma automjetesh, në lagjen “24 Maji”, dhe për pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth. Gjithashtu, si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur gardhi rrethues i hidrovorit dhe gardhi rrethues i një objekti tjetër privat. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore, por në zonat malore pritet ...

07:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI