Flash

Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, ngrihet aktakuzë ndaj tetë personave

Lapsi.al 21 December 2022
Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, ngrihet aktakuzë ndaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, sot ka ngritur aktakuzë ndaj tetë (8) personave (madhorë), të përfshirë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares që ndodhi në qershor të këtij viti në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi” dhe “Trafikimi me njerëz”. Të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, i pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, dhe “Trafikimi me njerëz”, i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”.

Në lidhje me dhunimin e 11 vjeçares si fillim ishte raportuar rasti i ndodhur në gusht , e më pas ishte zbuluar se e njëjta ishte dhunuar edhe më parë, saktësisht në muajin qershor të vitit 2022.

Për rastin e ndodhur në muajin gusht, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (të moshës madhore), si dhe ndaj tre të miturve.

 

Ndaj dy personave të moshës madhore seanca e shqyrtimit fillestar mbahet më 22 dhjetor.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI