Flash

Vjen reagimi i Festivalit të Këngës pas akuzave të Ronelës

Lapsi.al 20 December 2022
Vjen reagimi i Festivalit të Këngës pas akuzave të

Pas deklaratës së këngëtares Ronela Hajati, Revista Anabel ka kontaktuar me organizatorët e Fest 61 në RTSH.

Ekskluzivisht erdhi deklarata nga skuadra artistike e Fest 61, në përgjigje të pakënaqësisë që Ronela Hajati shprehu publikisht.

Sipas organizuesëve të festivalit, mungoi një performancë nga këngëtarja sepse e tillë ishte formula e këtij edicioni.

"Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar. Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t'i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit. Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën."- u shprehën burime për Anabel.al.

"Festivali i Këngës" vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.

Të këshilluara

Merr fund lufta e Amber Heard dhe Johnny Depp

Amber Heard ka zgjedhur të ecë përpara. Ditën e djeshme,aktorja njoftoi se kishte  marrë "një vendim shumë të vështirë" për të zgjidhur çështjen e shpifjes të n...

09:37

Kompania e Rihanna-s paditet për mashtrim

Kompania e Rihanna, Savage X Fenty, do të paguajë 1.2 milionë dollarë për të zgjidhur një padi nga Santa Clara County dhe katër qeveri të tjera lokale në Kalifo...

17:22

Grabitet shtëpia e Robert De Niro

Një grabitëse femër u kap në shtëpinë e Robert De Niros në Upper East Side duke rrëmbyer dhuratat e Krishtlindjeve. Sipas, The Post, Shanice Aviles hyri në s...

17:07

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI