Flash

Ronela Hajati flet për Festivalin e Këngës: Drejtim mediokër

Lapsi.al 20 December 2022
Ronela Hajati flet për Festivalin e Këngës: Drejtim mediokër

Ronela Hajati reagoi ditën e djeshme ndaj 'Festivalit të Këngës'. Në një postim në InstaStory, artistja e cila ishte fituesja e edicionit të kaluar zbuloi se nuk ishte ftuar për të performuar këngën 'Sekret'.

"Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur. Por më duket sikur do t'i heq vetes riskun që Zoti do ma japë një ditë, për të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri të madhe për muzikën. Unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu siç duhet!"Sekret" e ka marrë gjithë dashurinë që ka pasur nevojë . Për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut këtu dhe jashtë. Drejtimi mediokër e i vogël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit nuk e heq dot suksesin e këngës. T'ju shaj?! Kurrë! S'ka fjalor që mund t'i përshtatet neverisë që më keni përcjellë. Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë të bëjnë armiq nga hiçi", u shpreh Hajati.

“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor. Në këtë edicion është vendosur që kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhet nga vetë publiku, përmes votave me SMS. /Lapsi.al

Të këshilluara

Merr fund lufta e Amber Heard dhe Johnny Depp

Amber Heard ka zgjedhur të ecë përpara. Ditën e djeshme,aktorja njoftoi se kishte  marrë "një vendim shumë të vështirë" për të zgjidhur çështjen e shpifjes të n...

09:37

Kompania e Rihanna-s paditet për mashtrim

Kompania e Rihanna, Savage X Fenty, do të paguajë 1.2 milionë dollarë për të zgjidhur një padi nga Santa Clara County dhe katër qeveri të tjera lokale në Kalifo...

17:22

Grabitet shtëpia e Robert De Niro

Një grabitëse femër u kap në shtëpinë e Robert De Niros në Upper East Side duke rrëmbyer dhuratat e Krishtlindjeve. Sipas, The Post, Shanice Aviles hyri në s...

17:07

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI