Flash

Operacion kundër trafikut të ilaçeve/ Goditen 59 grupe kriminale, edhe Shqipëria mes tyre

Lapsi.al 20 December 2022
Operacion kundër trafikut të ilaçeve/ Goditen 59 grupe

Një operacion policor i Europol i zhvilluar në 28 vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria ka shkatërruar 59 grupe kriminale që merreshin me trafikimin e ilaçeve të falsifikuara dhe substancave doping. Mësohet se janë sekuestruar mbi 10.5 milionë produkte mjekësore me vlerë mbi 40 milionë euro. 349 të dyshuar u arrestuan dhe 10 laboratorë klandestine u mbyllën.

Autoritetet sekuestruan sasi masive të barnave të keqpërdorura, të falsifikuara, produkte dhe substanca dopingu dhe suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, si dhe vaksina të falsifikuara kundër Covid, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore. Substancat doping dhe ilaçet për mosfunksionimin erektil ishin ndër sendet më të sekuestruara.

Dy laboratorë që u zbuluan në Greqi bënin të mundur përpunimin e lëndës së parë të trafikuar përmes Moldavisë dhe Bullgarisë në produkte të ndryshme. Shitjet u kryen përmes faqeve të internetit dhe adresave të e-mail të koduara për një klientelë ndërkombëtare, duke përfshirë dhjetëra atletë profesionistë.

Të këshilluara

Ministri i Jashtëm grek viziton sot Kosovën

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Do...

08:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI