Flash

Matolale vjen me një reagim publik ndaj Noizy-t

Lapsi.al 20 December 2022
Matolale vjen me një reagim publik ndaj Noizy-t

Matolale ka vendosur t’i japë një përgjigje deklaratave të Noizyt. Ky i fundi reagoi ashpër në rrjetet sociale rreth emisionit “Zemër Luana” ku Mato ishte i ftuar. Noizy u përmend në programin e Luana Vjollcës dhe u komentua negativisht e u thumbua nga MatoLale dhe Marin, gjatë një loje të zhvilluar.

Noizy reagoi pas kësaj duke i kërkuar Luanës që të mos e përfshijë më emrin dhe foton e tij në emision dhe teksa presim një përgjigje nga moderatorja, ka qenë Matolale ai që ka reaguar.

Në një postim në Instastory ai reagoi edhe në lidhje me ‘diss-in’ që i bëri Varrosit në emisionin e Luanës, por edhe në lidhje me postimin e Noizyt.

“Varros më beso që po mundohem për mirë vëlla, të të ringjall se ai shoku yt sheh jetën e vet e di ti. Hajde bëjmë dhe ne sikur zihemi se po u shajtëm pajtohemi prapë se nuk u bë nami.

Më këlyshat kujdes se këlyshat vetëm te ty s’rriten kurrë, ktej nga ne rriten shpejt. Te Luana Vjollca ne flasim gjërat tona, siç do bëje ti po të ishe i ftuar ti. Por gjithsesi mblidhi këlyshat se i ke lënë rrugëve nëpër internet duke mbledhur ndonjë lek për të shtyë muajin”- shkruan Mato.

Të këshilluara

Merr fund lufta e Amber Heard dhe Johnny Depp

Amber Heard ka zgjedhur të ecë përpara. Ditën e djeshme,aktorja njoftoi se kishte  marrë "një vendim shumë të vështirë" për të zgjidhur çështjen e shpifjes të n...

09:37

Kompania e Rihanna-s paditet për mashtrim

Kompania e Rihanna, Savage X Fenty, do të paguajë 1.2 milionë dollarë për të zgjidhur një padi nga Santa Clara County dhe katër qeveri të tjera lokale në Kalifo...

17:22

Grabitet shtëpia e Robert De Niro

Një grabitëse femër u kap në shtëpinë e Robert De Niros në Upper East Side duke rrëmbyer dhuratat e Krishtlindjeve. Sipas, The Post, Shanice Aviles hyri në s...

17:07

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI