Flash

Flet regjisori: Pse Jack nuk kishte shans të mbijetonte tek “Titanic”

Lapsi.al 20 December 2022
Flet regjisori: Pse Jack nuk kishte shans të mbijetonte tek

Regjisori James Cameron thotë se ka vërtetuar shkencërisht se personazhi i Leonardo DiCaprios, (Jack) nuk mund t'i mbijetonte skenës së famshme të "dërrasës lundruese" në filmin “Titanic” bashkë me Kate Winslet (Rose).

Në një intervistë për Postmedia, Cameron tha se kishte porositur "një studim shkencor për t’i dhënë fund debatit”. Fati i Jack ka ngjallur mjaft diskutime që nga publikimi i filmit në 1997. Rose i shpëton fundosjes katastrofike të anijes duke u ngjitur në një panel druri. Ndërsa Jack vdes nga hipotermia në detin e ngrirë. Kjo pasi supozohet se paneli i drurit nuk është në gjendje të përballojë gjithashtu peshën e tij.

“Ne kemi bërë që atëherë një analizë të plotë mjeko-ligjore me një ekspert të hipotermisë, i cili riprodhoi panelin nga filmi… Ne morëm dy persona që kishin të njëjtën masë trupore si Kate dhe Leo. Vendosëm sensorë tek ta. Ata i vendosëm në ujë me akull dhe testuam për të parë nëse ata mund të kishin mbijetuar përmes një sërë metodash. Përgjigja ishte se nuk kishte asnjë mënyrë që të dy të mbijetonin. Vetëm njëri mund t’ia dilte” - tha ai.

Rezultatet e studimit sipas tij do të publikohen në National Geographic.

Sipas Cameron, Jack "duhej të vdiste" edhe për qëllimet e historisë. “Është si Romeo dhe Zhuljeta. Është një film për dashurinë, sakrificën dhe vdekjen. Dashuria matet me sakrificën” –tha ai. Në shfaqjen e tij në 1997, Titanic u bë filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Ishte “Avatar” sërish i Cameron në 2009 që theu rekordet e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje te Ura e Gjolës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Gjolëve, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën. Një i ri ka aksidentuar me automjetin e tij 55-vjeçarin Pëllumb Stafuka...

19:42

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI