Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

DW: Votimi absurd i Elon Musk-ut, në Twitter mbretëron kaosi

Lapsi.al 20 December 2022
DW: Votimi absurd i Elon Musk-ut, në Twitter mbretëron kaosi

Thuajse 58 për qind e të gjithë 17.5 milionë votuesve ju përgjigjën me "Po" pyetjes së Elon Musk-ut në Twitter nëse ai duhet të largohet nga posti i shefit të Twitter-it. Çfarë do të thotë kjo?

Përgjigja e shkurtër është: asgjë. Përgjigja e gjatë është: Musk-u duket se ngadalë po e humbet interesin për lodrën e tij të re të preferuar, të cilën e bleu për 44 miliardë dollarë. Sepse që nga blerja e Twitter-itai ka pasur veç telashe. Por keqardhja për njeriun e dytë më të pasur në botë është i pavend. Sepse Musk-u është vetë fajtor për këtë gjendje të mjeruar, sepse sillet si një fëmijë katërvjeçar, kokëfortë.

Twitter - platformë globale komunikimi

Twitter nuk është ndonjë prodhim luksoz, Twitter është një nga platformat më të rëndësishme të komunikimit botëror - nëse jo më e rëndësishmja. Politikanë dhe menaxherë kryesorë, qeveri dhe OJQ, gazetarë dhe shkencëtarë, yje dhe njerëz të zakonshëm e përdorin në mbarë botën shërbimin falas për të shpërndarë informacione, për t'u informuar ose për të shkëmbyer ide.

Dhe edhe nëse në Twitter ka pasur gjithmonë probleme me gjuhën e urrejtjes sistemi ka funksionuar mjaft mirë për vite me radhë; ndër të tjera sepse shumë përdorues në raste të tilla janë sanksionuar. Shembulli më i spikatur ishte ish-Presidenti Donald Trump, llogaria e të cilit u pezullua pasi ai e përdori Twitter-in për të bërë thirrje për sulmin në Kapitol.

Kaos dhe teori konsipirative

Kur Twitter-in e bleu Elon Musk-u, shpërtheu kaosi. Fillimisht ai pushoi gjysmën e gjithë punonjësve, vetëm për t'i bindur pak më vonë shumë prej tyre që të riktheheshin  (një përpjekje kjo kryesisht pa sukses). Po ashtu kushdo që guxonte të kritikonte shefin e ri të madh, pushohej nga puna.

Elon Musk sillet si një fëmijë katërvjeçar, kokëfortë

Madje, Musk-u akuzoi dhe ish-shefin e sigurimit të Twitter-it se kishte  simpati për pedofilët, duke shkaktuar një sërë kërcënimesh me vdekje. Sigurisht që nuk kishte asnjë bazë faktike për pretendimin në stilin e teorive konspirative. Musk-u e tregoi veten si një mbështetës i miteve të djathta të konspiracionit edhe në postime të tjera në Twitter.

Ai tregoi se çfarë mendon realisht përlirinë e shprehjes kur, brenda pak ditësh, riautorizoi qindra llogari të bllokuara ekstremiste të krahut të djathtë, ndërsa në të njëjtën kohë bllokoi gazetarët që guxuan të postonin lëvizjet e tij të fluturimit – tashmë të aksesueshme nga publiku.

Para të hedhura kot

Si rezultat i sjelles së tërbuar të Musk-ut qindra partnerë i tërhoqën reklamat e tyre nga Twitter-i. Musk-u është drejtor ekzekutiv edhe i prodhuesit të automobilëve Tesla, dhe imazhi negativ që ai krijoi pas blerjes së Twitter-it pati ndikim negativ edhe në tregun e aksioneve të Teslas. Çmimi i aksioneve të Tesla-s është përgjysmuar që nga fillimi i vitit. Dhe pasuria personale e Musk-ut ka rënë me rreth 100 miliardë dollarë.

Ndikim negativ në tregun e aksioneve të Tesla-s

Mundësia më e madhe për të ardhmen e Twitter-it është që Musk-u të emërojë një bedel t'ju përkushtuar përsëri gjatë muajve të ardhshëm detyrimeve si sipërmarrës i Tesla-s dhe i kompanisë së tij për ushëtime kozmike SpaceX. Nga ana tjetër, kushdo që mendon se Musk-u do t'i thërrasë arsyes dhe do ta bëjë Twitter-in sërish platformën që ishte dikur, ai beson edhe se plaku i Vitit të Ri ekziston me të vërtetë.

Të këshilluara

Ministri i Jashtëm grek viziton sot Kosovën

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Do...

08:22

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI