Flash

Berisha takon ish-anëtarin e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Nju Jorkut

Lapsi.al 20 December 2022
Berisha takon ish-anëtarin e Këshillit Bashkiak të Bashkisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim ish-anëtarin e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Nju Jorkut dhe Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka postuar disa foto nga takimi. Kryedemokrati shkruan se është shprehur angazhimi për krijimin e kushteve të votës së diasporës.

Berisha ka shtuar se për shkak të keqqverisjes nga Edi Rama dhe dhunimit të votës qytetarët janë larguar masivisht nga vendi.

"Duke e falënderuar Z.Gjonaj për vizitën e tij, gjeta rastin t’i shpreh mirënjohjen më të thellë atij dhe të gjithë diasporës sonë për kontributin e vyer ndër vite. Diaspora shqiptare në SHBA e ka çuar çështjen tonë kombëtare në nivelet më të larta të administratës amerikane. Diaspora është tanimë një realitet global, një forcë drejtuese ndryshimi dhe një aset i paçmueshëm. Ndaj saj shteti shqiptar ka detyrime të pamohueshme.

Zoti Gjonaj foli gjerësisht për rolin dhe potencialin e madh që ka diaspora, Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare dhe vendosmërinë e tyre për të kontribuar në mënyrë të gjithanshme për kombin tonë. Ai shprehu bindjen tek vlera e votës së diasporës, themel për ndryshimin, zhvillimin, demokracinë; domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë. Në këtë kuadër, roli i diasporës do të jetë edhe më kyç kur ajo të marrë të drejta të plota për të votuar.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI