Flash

Shembja e pronës/ Meta: 14 maji, dita e ndëshkimit të këtyre agresorëve

Lapsi.al 19 December 2022
Shembja e pronës/ Meta: 14 maji, dita e ndëshkimit të këtyre

Ish-Presidenti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, tha sot se me dhunën e policisë së "rilindjes", qytetarëve po iu rrëmbehet dhe iu shkatërrohet prona- "që të majmen klientët e "rilindjes" - siç theksoi në vazhdim.

Në shënimin e tij në Fb pas shembjes që nisi në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, të një pallati ku banorët u dëbuan pasi iu prenë ujin dhe energjinët, Ilir Meta akuzoi ashpër qeverinë dhe në veçanti, bashkinë e Tiranës për aktin:

"Me dhunën e policisë, qytetarëve iu shkatërrohet prona që të majen klientët e rilindjes! - tha ai. - Shembja e pallatit në Rr. "Myslym Keta" është agresion i përsëritur në paligjshmëri të plotë dhe i egër ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji.

Natën dhe me dhunën e Policisë së "Rilindjes" qytetarëve iu rrëmbehet dhe iu shkatërrohet prona që të majmen klientët e "Rilindjes". Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij. 14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranes do t'ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar," përfundoi kreu i PL-së, duke i bërë jehonë ditës kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vend.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI