Flash

Kush do të jetë krah Arbanës në Festivalin e Këngës

Lapsi.al 19 December 2022
Kush do të jetë krah Arbanës në Festivalin e

Mbrëmjen e sotme starton nata e parë e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Në një konferëncë për shtyp disa ditë më parë u bë me dije se Arbana Osmani, prezantuesja e këtij Festivali nuk do të ishte e vetme në skenë.

Së fundmi “Kryefjala.com” ka zbuluar se emri i njohur i cili do të moderojë krah moderatores është aktorja Olta Daku.

“Festivali Kombëtar është më i madh se Eurosongu, vlerat e këtij festivali janë shumë më lartë se një festival po ashtu shumë i mirë si ai Europian. Por ne duhet të ruajmë vlerat që lartëson ky festival dhe t’i kthejmë shkëlqimin që ka pasur ndër vite, pasi po se bëmë ne nuk mund ta ruaj askush tjetër. Është i vetmi festival që ka një orkestër të jashtëzakonshme dhe çdo tingull është live. Ndërkohë që në Eurosong muzika është playback”, tha më herët Osmani.

Ndryshe nga vitet e mëparshme këtë vit kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision do të zgjidhet nëpërmjet votave të publikut.

Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Ndërsa kënga që do të na përfaqësojë do të jetë ajo e cila rezulton më e votuara nga publiku.

E shprehur më herët sipas Arbana Osmanit veçoria e këtij edicioni është se përtej çdo gjëje, qendra e organizimit do të jetë muzika dhe artistët alternativë e sidomos ata të rinj.

Të këshilluara

Publikohet traileri i filmit 'Barbie'

Warner Bros. Pictures debutoi trailerin e parë 'Barbie' me Margot Robbie në rolin e kukullës titullare dhe Ryan Gosling si Ken. Tregimi nga Helen Mirren shpj...

11:30

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI