Flash

Grabitet shtëpia e Robert De Niro

Lapsi.al 19 December 2022
Grabitet shtëpia e Robert De Niro

Një grabitëse femër u kap në shtëpinë e Robert De Niros në Upper East Side duke rrëmbyer dhuratat e Krishtlindjeve.

Sipas, The Post, Shanice Aviles hyri në shtëpinë e aktorit të "Irishman" rreth orës 2:30 të mëngjesit. Oficerët e ekipit të Sigurisë Publike kishin parë Aviles duke u përpjekur të hapte dyert e ndërtesave tregtare përpara se ajo të hynte brenda shtëpisë së De Niros.

"Ajo po vidhte dhuratat e Krishtlindjeve," konfirmoi një zyrtar i policisë. Ai shtoi se nuk kishte asnjë ndërveprim mes aktorit dhe hajdutit. Robert dhe vajza e tij kishin qenë në katin e sipërm dhe nuk ishin në dijeni të asaj që po ndodhte, thanë burimet. Policët arrestuan Aviles, e cila ka gjithsej 26 arrestime të mëparshme. Aviles filloi krlmet e saj, gjatë pandemisë, thanë burimet . Ajo u kap për shtatë vjedhje midis 25 nëntorit dhe 8 dhjetorit në Upper East Side.

Një banor i përjetshëm i Nju Jorkut, De Niro shiti shtëpinë e tij në fshatin West Village për 9.5 milionë dollarë në vitin 2012. Në kulmin e pandemisë, aktori i "Goodfellas" u zhvendos në shtëpinë e tij në veri të Nju Jorkut. "Ai synon të banojë në Gardiner për një të ardhme të parashikueshme," tha avokatja e tij Caroline Krauss. “Ai është 76 dhe në kategorinë e njerëzve për të cilët COVID-19 është i rrezikshëm.”/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2021/08/18/robert-de-niro-ne-nje-romance-te-re-dashurie/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI