Flash

Dosja 'Babale', shtyhet sërish çështja ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji

Lapsi.al 19 December 2022
Dosja 'Babale', shtyhet sërish çështja ndaj deputetit

Është shtyrë sërish seanca ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji sa i takon çështjes “Babale”. Kësaj here shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese. Ditën e sotme pritej të kishte një vendim për një çështje që ka zgjatur prej shumë muajsh me radhë. Seanca ishte parashikuar të mbahej në orën 13:00 në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale". Ai u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI