Flash

Dhjetori do të mbyllet me temperatura më të larta se normalja

Lapsi.al 19 December 2022
Dhjetori do të mbyllet me temperatura më të larta se normalja

Kur na ndajnë edhe 12 ditë nga mbrëmja e ndërrimit të viteve, sinoptikanja Lajda Porja ka treguar se do jetë moti në ditët e fundit të këtij muaji dhjetor.

Sipas saj, dhjetori do të mbyllet me temperatura më të larta se normalja.

“Ka pasur përmirësim të dukshëm të motit që do të vijojë edhe gjatë këtyre ditëve.

Deri të dielën do të ketë masa ajrore të qëndrueshme. Edhe pse vranësirat do të jenë prezentë kjo javë do të mbyllet pa reshje. Këto Krishtlindje nuk do të ketë reshje.

Ndërkohë nga mëngjesi i sotëm ka pasur rënie të temperaturave dhe do të vijojnë.

Gjatë kësaj jave luhatja e temperaturave do të jetë me rënie dhe rritje, por nuk do të ketë një ulje drastike siç kemi pasur javën e shkuar. Kjo javë do të jetë konstante sa i përket vlerave termike. Zonat malore ngjiten edhe 12 apo 13 gradë. Do të kemi një mesditë të ngrohtë, ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet do të jetë të ftohta tipike të dhjetorit.

Ndërkohë muaji dhjetor është parashikuar me temperatura të larta dhe pritet të mbyllet me temperatura më të larta se normalja”, tha ndër të tjera sinoptikanja Lajda Porja për News24.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI