Flash

Dënimi i ish komandantit të UÇK-së me 26 vjet burg, PSD paralajmëron protestë

Lapsi.al 19 December 2022
Dënimi i ish komandantit të UÇK-së me 26 vjet burg, PSD

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka njoftuar se do të organizojë protestë të shtunën më 24 dhjetor, pas dënimit të ish anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa me 26 vjet burg. Dardan Molliqaj tha se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.

Ai tha se do të kërkojnë edhe amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë. Kujtojmë që Mustafa u shpall fajtor nga Gjykata Speciale për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar. Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Pas kësaj, reagoi dhe kryeministri Albin Kurti i cili e cilësoi vendimin “indinjues”. Kurti tha se ka “mijëra vrasës nga Serbia” që nuk janë dënuar e as gjykuar për “mizoritë që i kanë bërë në Ballkan”. Sipas tij, vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë.

Kur u arrestua Mustafa?

Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor nisi më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë – 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI