Flash

Brukseli bie dakord për detajet e taksës së parë kufitare të karbonit në botë

Lapsi.al 19 December 2022
Brukseli bie dakord për detajet e taksës së parë kufitare

Shtetet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje për taksën e parë kufitare të karbonit në botë. Ata kanë finalizuar detajet ditën e dielë përballë pretendimeve nga partnerët kryesorë tregtarë të bllokut se kjo taksë krijon barriera tregtare proteksioniste. Agjencitë rregullatore të mjedisit dhe ministrat nga i gjithë blloku nënshkruan Mekanizmin e Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM). Ky mjet do t’i detyrojë importuesit e huaj që të mbulojnë koston e emetimeve të tyre të karbonit.

Marrëveshja është pjesa qendrore e strategjisë së BE-së për të reduktuar emetimet e saj të karbonit në zero neto deri në vitin 2050. Ajo pritet të miratohet zyrtarisht nga liderët në Këshillin Europian dhe të bëhet pjesë e ligjit të BE-së nga Parlamenti Europian. Ndëkohë do të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Peter Liese, negociatori kryesor për parlamentin europian, tha për Reuters të dielën se CBAM ishte “ligji më i rëndësishëm i klimës i bërë ndonjëherë në Europë, dhe disa thonë në të gjithë botën”. Liese tha se një sasi e madhe e emetimeve të CO₂ do të reduktohen “deri në çmimin më të ulët të mundshëm”.

Megjithatë, marrëveshja ka ngjallur polemika me partnerët kryesorë tregtarë të BE-së, të cilët thonë se ajo do t’i ekspozojë industritë e tyre ndaj konkurrencës së pandershme.

SHBA dhe Afrika e Jugut, kanë thënë se CBAM do të penalizojë në mënyrë të padrejtë prodhuesit e tyre. Ata mund të përballen me një valë importesh me çmime të lira nga kompanitë që s'janë të gatshme të paguajnë tarifën e BE-së. Si rrjedhojë, vendosin t’i eksportojnë mallrat e tyre diku tjetër.

Ligjvënësit europianë rrezikuan gjithashtu që të ushqejnë këto kritika. Kjo pasi ata ranë dakord të diskutojnë nevojën për subvencione për të mbështetur eksportuesit me qendër në BE. “Nëse është e nevojshme”, ata do të paraqesin një propozim për kthime të taksës deri në vitin 2025.

Adina Georgescu, drejtore për energjinë dhe klimën në organin tregtar të industrisë metalike Eurometaux, tha se politikëbërësit duhet të “gjenin një zgjidhje për t’i bërë eksportet tona konkurruese”. Georgescu shtoi: “Kompanitë tona nuk mund të përballojnë humbje të mëtejshme të të ardhurave dhe pasiguri shtesë, duke llogaritur kërcënimin e sotëm të krizës ekzistenciale të energjisë.”

BE pretendon se kthimet e taksave të karbonit do të ishin në përputhje me rregulloret e Organizatës Botërore të Tregtisë. Megjithatë, disa analistë kanë thënë se një mbështetje e tillë do të binte ndesh me rregullat. Kjo nëse importuesit e huaj duhet të blejnë certifikata nga BE për të mbuluar emetimet e tyre të karbonit në të njëjtën kohë.

Negociatorët në Bruksel ranë dakord gjithashtu që të krijojnë një Fond Social për Klimën. Ai do të ndihmojë familjet më vulnerabël, bizneset e vogla dhe përdoruesit e transportit. Ndihma do të bëhet që ata të përballen me efektet e çmimit të karbonit. Fondi do të jetë aktiv midis viteve 2026 dhe 2032 dhe mund të ofrojë deri në 65 miliardë euro ndihmë./Monitor

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI