Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Berisha: Tirana në 10 vendet me sistemin shëndetësor më të dobët në botë

Lapsi.al 19 December 2022
Berisha: Tirana në 10 vendet me sistemin shëndetësor më

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një takim me anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike. Në fjalën e tij Berisha vlerësoi punën e mjekëve, por sulmoi qeverinë për mosofrimin e kushteve dhe hartimin e një programi që të bëjë që profesionistët e shëndetësisë të qëndrojnë në vend dhe të mos zgjedhin emigrimin drejt Gjermanisë.

Ish-kryeministri theksoi se Tirana renditet në 10 vendet me sistemin shëndetësor më të dobët në botë. Gjithashtu ai fajësoi qeverinë për numrin e lartë të vdekje gjatë periudhës së pandemisë, të cilat sipas tij erdhën si pasojë e mosorganizimit të mirë nga qeveria dhe ministria e linjës.

“Kjo është arsyeja pse ne na ikin mjekët dhe infermierët. Kolegia juaj ishte një misionare e vërtetë. Ajo tregonte sagën e jetës së vetë, përballonte tre komuna të mëdha. Sa paguhej ajo? Asgjë s’paguhej. U ndala në këtë momente se asnjë sistem tjetër nuk e ka ndjerë sa mjekësia këtë qëndrim të papërgjegjshëm, këtë plaçkitje të fondeve dhe pasurive publike. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse ndryshimi. Është imperative që ju dhe kolegët tuaj që nuk janë këtu, me ata që punoni të hartojmë një program për t’iu dhënë përgjigjen më të mirë.

Ky program duhet të filloj me trajtimin e mjekut dhe infermierit. Një trajtim tërësisht tjetër në rast se duam të shënojmë një kthesë dhe që ky sistem të qëndrojë në këmbë. A e imagjinoni ju që Tirana të jetë në 10 qytetet me sistemin shëndetësor më të dobët në botë. Ju çdo ditë jeni në mision, janë cënuar rëndë norma dhe standardi. Sektori privat në vend se të ishte një sistem komplementar, për fat të keq nuk përmbush këtë mision, ndaj dhe ne duam një program i cili të shënjojë një kthesë rrënjësore, së pari në qëndrimin ndaj mjekut dhe infermierit. Detyrimisht duhet ta fillojmë me këtë. Duhet të hartojmë një program që të rivendosë në sistemin tonë, standardet më të mira gjithnjë në interesin e të sëmurit.

Ne duam një sistem i cili duhet të konkurrojë me aftësinë, me ekipin dhe infrastrukturën. Ku jemi ne këtu? E gjithë bota kaloi një periudhë shumë të vështirë kaloi një epidemi, në këtë betejë ushtarë nuk ishin ushtarakët, por ishin mjekët dhe infermierët. Askush nuk doli më i humbur se ne shqiptarët. Dolëm në 3-4 vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në botë dhe jo se nuk kemi mjekë apo infermierë të aftë. Mungoi organizmi, qeveria kishte synim si të mashtronte qytetaret dhe jo si t’i shërbente. Mbetet të marrim shembullin e Maqedonisë e Kosovës, të cilët kishin 2.2 herë më shumë shtretër se ne. Gjithçka ishte për faj të organizmit”, tha Berisha.

Gjithashtu ai nënvizoi se gjendja në shëndetësi është në një emergjencë kombëtare dhe ndaj duhet ndryshimi i funksionimit të sistemit.

“Gjendja në shëndetësi është një emergjencë e vërtetë kombëtare. Tani po bëjnë ligjin e barnave që e ka shkruar Vilma Nushi. Si i intereson asaj se ndan fitimin me Edi Ramën. Nuk ngopet së pasuruari me Check up-in. Ajo vazhdon tani dikton edhe listën e barnave bashkë me Tom Doshin dhe ndonjë tjetër me radhë. I ka marrë partia në dorë dhe këta në gjuhën e brendshme këtë term përdorin. Arsimin e bënë socialist. Emërtojnë shkolla me anëtarë të Partisë Socialiste. Prisni kur vazhdojnë të emërojnë spitalet Manastirliu, Spiropali apo Taulant Balla. Do ndalojmë këtë rrokullisje të madhe të këtij sistemi jetik dhe të ecim drejt një sistemi që Meriton shoqëria jonë dhe vendi jonë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI