Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

A duhet të heqë dorë Elon Musk nga posti i Twitter?

Lapsi.al 19 December 2022
A duhet të heqë dorë Elon Musk nga posti i Twitter?

Pronari dhe CEO i Twitter, Elon Musk u ka kërkuar përdoruesve të këtij rrjeti social që të votojnë për të vendosur të ardhmen e tij si shef ekzekutiv në kompani.

Në një sondazh drejtuar 122 milionë ndjekësve të tij, Musk ka pyetur: “A duhet të heq dorë nga posti i shefit të Twitter? Do t’i përmbahem rezultateve të sondazhit”.

Musk pretendoi se do t’i bindet rezultateve të sondazhit, i cili do të mbyllet herët në mëngjesin e së hënës, por është e paqartë nëse ai do ta bëjë këtë në të vërtetë apo jo.

Në gjykatë në nëntor, Musk tha: “Unë pres që të zvogëloj kohën time në Twitter dhe të gjej dikë tjetër për të drejtuar platformën me kalimin e kohës”. Megjithatë, të dielën, ai shkroi në një postim në Twitter se nuk ka pasardhës të mundshëm për të në kompaninë e mediave sociale.

“Çështja nuk është të gjesh një CEO, çështja është të gjesh një CEO që mund ta mbajë Twitter-in gjallë”, shkroi ai. Përdoruesit e platformës deri më tani kanë votuar për “Po”, pra që Elon Musk duhet të heq dorë nga posti si CEO i Twitter.

Sondazhet në Twitter janë sondazhe “me kashtë”, që do të thotë se ato janë joformale dhe jo të krahasueshme me hulumtimin profesional të opinionit publik.

Sondazhi i Musk të dielën pasoi reagimin online pasi “Chief Tëit” (siç e ka quajtur ai veten) bëri ndryshime të papritura në politikat që ndikojnë në përdoruesit e Twitter në javën e fundit. Musk i cili gjithashtu drejton “Tesla” dhe “Space X” është përballur me kritika që nga drejtimi i Twitter. Pas një beteje ligjore, Musk është bërë shefi i kësaj kompanie në muajin Tetor të këtij viti.

Musk po ashtu ka njoftuar se për ndryshimet e mëdha në politikat e Twitter dhe për këtë do të pyeten përdoruesit e këtij rrjeti social përmes sondazheve, një mënyrë kjo për të ecur përpara sipas Elon Musk.

Po ashtu, Twitter ka vendosur masa të reja. Ata që thyejnë rregullat për herë të parë ose si në një “incident të izoluar” mund t’u kërkohet të fshijnë tëeetet ofenduese ose të bllokohen përkohësisht nga llogaritë e tyre.

“Por çdo shkelje e mëvonshme do të rezultojë në pezullim të përhershëm të llogarisë në Twitter”, tha Musk

Të këshilluara

Publikohet traileri i filmit 'Barbie'

Warner Bros. Pictures debutoi trailerin e parë 'Barbie' me Margot Robbie në rolin e kukullës titullare dhe Ryan Gosling si Ken. Tregimi nga Helen Mirren shpj...

11:30

Rihanna publikon fotot e para të djalit

Rihanna ka ndarë pamjet e para zyrtare të djalit të saj të vogël, të cilin e mirëpriti me partnerin A$AP Rocky në maj të këtij viti. Vetë ylli i muzikës ka nda...

19:06

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI