Argjentina është kampione e botës! Lionel Messi dhe shokët e tij triumfuan në finalen e Losail, duke mundur Francën 7-5 me penallti pas një barazimi emocionues 3-3 në 120 minuta lojë. Argjentina kryesoi me dy gola në pjesën e parë, me golat e Messi me penallti dhe Di Maria. Por u arrit në 97 sekonda në pjesën e dytë nga dygolëshi i Mbappe. Në kohën shtesë, Messi dhe Mbappé gjetën gjithashtu rrugën për ta çuar ndeshjen në 3-3 dhe me penallti. Nga pika e bardhë, gabimet e Coman dhe Tchouameni i dhanë Argjentinës Kupën e Botës për herë të tretë.
Në Lusail, Argjentina kaloi në avantazh në finalen e Katar 2022 përballë Francës. E bën me njeriun e saj më të rëndësishëm, Lionel Messi, edhe pse u desh nje penallti për të shënuar. Një naivitet i madh i Dembele, që pengoi Di Maria brenda zonës. Një penallti, e pesta për Argjentinën, që i dha mundësinë Messi të mposhtë Lloris. Messi u bë kështu lojtari i parë në histori që shënon gol në të gjitha fazat e turneut. Ai realizoi në grupe, në 1/8, në cerekfinale, gjysëmfinale e tani finale.
[video width="760" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/messi-finale.mp4"][/video]
Në atë që u duk një finale gjithnjë e më shumë me ngjyra latine, Argjentina shënoi edhe golin e dytë në. Franca ishte e pafuqishme të reagonte dhe Angel Di Maria realizoi në minutën e 36 të takimit. Një asist i McAllister i dha mundësinë lojtarit të Juventus, të thyente për herë të dytë Lloris. Di Maria, i kthyer pas dëmtimit, shpërtheu në lot, i përqafuar nga shokët e ekipit.
[video width="760" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/di-maria-gol.mp4"][/video]
RIKTHIMI FRANCEZ...
Franca u fut në lojë më vonesë, por tronditi Argjentinën në 10 minutat e fundit të finales. Një 11 metërsh i shënuar nga Kylian Mbappe, i con shifrat në 2-1. Pastaj dy minuta më pas Kylian shënoi edhe golin e dytë, duke barazuar një finale, që dukej e humbur. Fenomeni francez zgjohet atëherë kur nuk pritej. Nuk kishte bërë asgjë, deri kur 11 metërshi i hapi rrugën e golit të parë në minutën e 79'. Vetëm një minutë më pas, kur Argjentina ende nuk e kishte kuptuar ndryshimin e trendit, Mbappe shënoi edhe golin e dytë. Barazim 2-2, në minutën e 81'. Mbappe kalon kështu Messi (6) me 7 gola në 7 ndeshje.
[video width="760" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/penallti-mbappe.mp4"][/video]
SPEKTAKËL EDHE NË KOHËT SHTESË
Nuk kishte fund intensiteti i një finale, që kërkoi kohët shtesë për tu vendosur. Lionel Messi nuk hoqi dorë nga Kupa dhe në kohën e dytë shtesë shënoi golin e tretë për Albiceleste. Në minutën e 109' kundërsulmi i shpejtë i amerikano-jugorëve nxorri Lautaro Martinez në pozicion goditje. Lloris e grushtoi, por Messi e shtyu drejt portës. Upamecano e devijoi, por topi e kishte kaluar vijën e portës. Një avantazh tjetër për Argjentinën me pak minuta të mbetura. Goli i shtatë i Messi në Katar 2022, duke barazuar sërish Mbappe.
[video width="760" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/mbappe-gol.mp4"][/video]
Asgjë nuk kishte mbaruar. Kylian Mbappe barazoi përsëri rezultatin, duke shfrytëzuar një tjetër penallti të akorduar për Les Bleus. Një prekje me dorë e Paredes i dha shansin Mbappe të shënonte golin e tretë personal. Sulmuesi i PSG siguron topin e finales, duke e cuar ndeshjen drejt penalltive. 23 vjeçari rrëmben tashmë Këpucën e Artë, duke shënuar golin e tetë në Katar 2022.
[video width="760" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/mbappe-penalltia.mp4"][/video]
Penalltitë, dihet janë ruletë. Mbappe e Messi nuk gabuan, por Coman e Tchouameni po. Të dy për Francën, me Martinez që priti të parën, ndërsa e dyta doli jashtë. Penalltia e fundit e Molina i dha Albiceleste Kupën e Botës, për herë të tretë në histori.