Flash

Gjermania hap terminalin e parë të gazit të lëngshëm natyror

Lapsi.al 18 December 2022
Gjermania hap terminalin e parë të gazit të lëngshëm

Gjermania hap terminal e parë të gazit të lëngshëm natyror. Ishte Kancelari gjerman Olaf Scholz ai që inauguroi këtë terminal në qytezën veriore Vilhelmshaven. Ndërtimi i tij – në afat rekord prej më pak se 10 muajve – tregon “kapacitetin e shtetit tonë për fillime të reja”, ka thënë Scholz në ceremoninë inauguruese.

Ky terminal është ndërtuar për të ndihmuar në zëvendësim të gazit rus. Terminali në të ardhmen pritet të shndërrojë gazin e lëngshëm natyror në gjendje gazi, ashtu që të përdoret nga rrjeti gjerman i energjisë. Vitin e ardhshëm pritet të ndërtohen edhe katër terminale tjera të tilla në Gjermani.

Sipas Ministrisë gjermane të Ekonomisë, të gjitha këto terminale së bashku mund të sigurojnë një të tretën e gazit që i duhet vendit. Scholz e ka marrë vendimin për ndërtim të terminaleve tri ditë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Si pasojë e sanksioneve që i ka vënë Perëndimi Moskës për këtë luftë, Rusia i ka zvogëluar furnizimet me gaz në Evropë, dhe me raste i ka ndalur ato tërësisht. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI