Flash

Tentoi të fuste lëndë narkotike në qendrën për të huajt në Durrës, lihet në burg iraniani

Lapsi.al 17 December 2022
Tentoi të fuste lëndë narkotike në qendrën për

Gjykata e Durrësit lë në qeli iranianin e arrestuar për narkotikë. Pa përkthyes dhe pa mbrojtje është paraqitur në seancën e sotme shtetasi iranian Mousa Jaberifar.

41-vjeçari u arrestua pasi, sipas policisë, ka siguruar lëndën narkotike të llojit ekstazi dhe ka tentuar ta fusë përmes një qeseje me ushqime në qendrën e mbyllur për të huajt në Karreç të Durrësit.

Ai e ka dërguar atë përmes 21-vjeçares Edona H, që deklarohet të jetë e fejuara e një prej shtetasve iranianë që mbahen në qendrën e mbyllur të Karreçit.

Gjatë kontrollit të qeses nga punonjësit e qendrës është konstatuar lënda e fshehur brenda sheqerit dhe është njoftuar policia. Qesja me ushqimet dhe lëndën e ndaluar ishte destinuar për shtetasin Mehdi Soleimani, i cili bashkë me disa shtetas të tjerë iranianë mbahen në këtë qendër.

Ka qenë ora 15.00 e së mërkurës kur e reja nga Tirana ka dërguar ushqime në qendrën e Karreçit. Arrestimi i Jaberifarit që ka disa vite që jeton në Shqipëri është bërë nën akuzën e prodhimit e trafikimit të narkotikëve.

41-vjeçari u paraqit pa përkthyes në sallë, duke pretenduar se e njeh gjuhën shqipe, ndërsa në sallë mungonte dhe avokati i caktuar kryesisht nga shteti për mbrojtjen e tij. Mungesa e tij u plotësua me një avokate tjetër.

Sipas dëshmisë së 21-vjeçares, qesja me ushqime i ishte dhënë nga i arrestuari dhe ajo s’ka qenë në dijeni për brendinë e saj.

I arrestuari ka pretenduar se droga e dyshuar si ekstazi është ilaç ‘-Lonitrol” që e ka blerë në Kamëz dhe ia ka dërguar shokut të tij përmes të fejuarës.

“Shoku im më tha se i dhemb mesi dhe unë e mora për ta ndihmuar.

Kam bërë gabimi shumë, po ilaç farmacie është. Nuk është drogë. Te një farmaci në Kamëz e bleva. Afër policisë.”

Avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata kërkoi një masë më të butë, detyrim paraqitjeje, ose arrest në burg me afat për të, ndërsa prokurori i çështjes u shpreh se tabletat që pretendohet se janë medikament qetësues ishin të fshehura brenda sheqerit dhe jo në paketimin e medikamentit.

Sipas të arrestuarit, i fshehu se ia kërkoi shoku i tij në qendër Mehdiu që kishte frikë se mos nuk ia lejonin.

41- vjeçari nuk i ka shmangur as lotët në sallën e gjyqit, ndërsa prokurori kërkoi lënien e tij në masën e sigurisë “arrest me burg” duke deklaruar se dyshimet ndaj tij janë të arsyetuara me veprimet e kryera prej tij.

“Dua falje. Kam punë. Nëse ka problem unë rri në burg, po nuk ka. Mami është sëmurë dhe nuk e di që jam në burg. Unë dua falje.”– deklaroi iraniani, ndërsa nuk e përmbajti ngashërimin.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se episodi mund të ketë qenë një tentativë për të testuar dhe masat e sigurisë për veprime të mëtejshme./ TCH

Të këshilluara

I riu nga Librazhdi arrestohet me drogë

Një 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për trafik droge. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetas...

09:34

Moti sot, mos dilni pa çadër nga shtëpia

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të jenë mestarë në pakësim duke ia lënë vendin kthjellimeve. Tempera...

09:27

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI