Flash

Teherani arreston aktoren e famshme, Taraneh Alidoosti

Lapsi.al 17 December 2022
Teherani arreston aktoren e famshme, Taraneh Alidoosti

Media shtetërore iraniane njoftoi të shtunën se autoritetet kishin arrestuar një nga aktoret më të famshme të vendit. Ajo akuzohet për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me protestat që kanë përfshirë mbarë Iranin. Agjencia e Lajmeve të Republikës Islame, IRNA, njoftonte se Taraneh Alidoosti, aktore e filmit fitues të çmimit Oskar “The Salesman”, u arrestua një javë pas një postimi në rrjetin Instagram duke shprehur solidaritet me njeriun e parë të ekzekutuar së fundmi për krime të dyshuara të kryera gjatë protestave mbarëkombëtare.

IRNA njoftoi gjithashtu se disa figura të famshme iraniane ishin thirrur nga gjyqësori për shkak të publikimeve me përmbajtje provokative.

Në postimin e saj, aktorja 38-vjeçare shkruante: “Quhej Mohsen Shekari. Çdo organizatë ndërkombëtare që po shikon këtë gjakderdhje dhe nuk merr masa, është një turp për njerëzimin”.

Shekari u ekzekutua më 9 dhjetor. Ai u akuzua për bllokimin e një rruge në Teheran. Po ashtu ai dyshohet se sulmoi me hanxhar një anëtar të forcave të sigurisë të vendit.

Javën e kaluar, Irani ekzekutoi një të burgosur të dytë, Majidreza Rahnavard, në lidhje me protestat. Trupi i Rahnavard u mbajt i varur në kavon e një vinçi si një paralajmërim për të tjerët. Autoritetet iraniane pretenduan se Rahnavard goditi me thikë dy anëtarë të forcave të saj.

Që të dy u ekzekutuan më pak se një muaj pas ngritjes së akuzave, duke nxjerrë në pah shpejtësinë me të cilën Irani tani i kryen dënimet me vdekje për krime të dyshuara në lidhje me demonstratat. Aktivistët thonë se të paktën 12 iranianë janë dënuar me vdekje në seancat me dyer të mbyllura.

Irani është tronditur nga protestat pas vdekjes më 16 shtator të 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa ishte e ndaluar nga policia e moralit. Protestat janë shndërruar në një nga sfidat më serioze për teokracinë iraniane të instaluar pas Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Të paktën 495 njerëz janë vrarë gjatë shtypjes së ashpër të protestave nga organet e sigurisë, sipas “Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran”, një grup që ka vëzhguar protestat që nga fillimi i tyre. Mbi 18,200 iranianë janë arrestuar nga autoritetet.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI