Flash

Me armë në makinë, arrestohe-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 17 December 2022
Me armë në makinë, arrestohe-vjeçari në Tiranë

Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Sipas policisë në zonën e quajtur “Komuna e Parisit” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Valentin Kaçorri. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Sinjali”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të këshilluara

I riu nga Librazhdi arrestohet me drogë

Një 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për trafik droge. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetas...

09:34

Moti sot, mos dilni pa çadër nga shtëpia

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të jenë mestarë në pakësim duke ia lënë vendin kthjellimeve. Tempera...

09:27

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI