Flash

Kina mbyll shkollat si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus

Lapsi.al 17 December 2022
Kina mbyll shkollat si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me

Qyteti më i madh i Kinës, Shangai, ka urdhëruar mbylljen e shumicës së shkollave për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Mësimi tani e tutje do të mbahet online. Qendrat për kujdesin e fëmijëve do të mbyllen po ashtu nga dita e hënë. Kufizimet në këtë qytet janë hequr më herët gjatë muaji, pas një vale të protestave që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie ndaj strategjisë shtetërore për zero raste me koronavirus. Mirëpo heqja e kufizimeve të ashpra ka ndikuar në rritje të numrit të personave të infektuar me këtë virus.

Ndryshimet në sistemin e testimit dhe raportimit të rasteve, e kanë bërë të vështirë që të kuptohet sa është përhapur virusi. Besohet se numri është i lartë. Kjo pasi spitalet janë të mbushura plot. Autoritetet janë duke ndërtuar qendra të përkohshme kujdesi.

Ekzistojnë shqetësime se infrastruktura shëndetësore e Kinës nuk është e përgatitur për të përballur një fluks të madh të pacientëve brenda një kohe të shkurtër. Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI