Flash

Zgjedhjet për kreun e ri, Berisha: SPAK mbron dosjet e vrasësve, ndërsa Kim veten

Lapsi.al 16 December 2022
Zgjedhjet për kreun e ri, Berisha: SPAK mbron dosjet e vrasësve,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë me gazetarët ku komentoi zhvillimet e fundit në vendin tonë. Berisha cilësoi të turpshme deklaratat e kryeministrit, Edi Rama dhe amsadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, që janë duke u zhvilluar.

Më tej ai tha se Yuri Kim po mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Sipas Berishës, Yuri Kim mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Sipas tij ambasadorja Yuri Kim mban peng me dosje kreun e qeverisë.

Ndërkohë tha se SPAK është një institucion i korruptuar dhe se mbron dosjet e vrasësve.

“Çfarë qëndron në themelin e betejës së Yuri Kim? Unë ju ftoj të lexoni, nuk gjeni sot në planet një vend të dytë, dhe unë kam bërë kërkime, nuk gjendet një vend të dytë ku një ambasadore të sillet siç sillet guvernatorja në Tiranë. Çfarë kujtoni se mbron ajo? Mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë.

Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Rama.

Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Nuk kam lexuar kurrë që në mënyrë kaq të paskrupullt, kaq jodinjitoze, kaq fyese për një popull dhe vend sovran, të sillet një përfaqësuese e vendit që konsiderohet partneri strategjik më i rëndësishëm”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI