Flash

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadorja Kim mbërrin në KLP

Lapsi.al 16 December 2022
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadorja Kim mbërrin në

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar pranë ambienteve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Aty po merren në intervistë kandidatët për kreun e SPAK. Në garë për kreun e SPAK janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi. Xholi tha se ai do të çojë para drejtësisë zyrtarë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve. E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani. Dumani shtoi se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet. Tashmë në pyetje po merret i fundit kandidat Edvin Kondili.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI