Flash

Vodhi këpucë dhe xhupa firmato, arrestohet 47-vjeçarja shqiptare në Itali

Lapsi.al 16 December 2022
Vodhi këpucë dhe xhupa firmato, arrestohet 47-vjeçarja

Një 47-vjeçare shqiptare është arrestuar në Itali pasi tentoi të vjedhe në një dyqan. Ajo u kap në flagrancë duke marrë gjërat. Më pas ajo tentoi të arratisej duke sulmuar punonjësen e dyqanit dhe duke e rrëzuar në tokë. Policia në stacionin Ponte San Giovanni e arrestoi 47-vjeçaren, e cila ishte e papunë.

Gruaja ishte futur brenda në dyqan me një pllakë magnetike që përdoret për të hequr pajisjen kundër vjedhjeve në dyqane. Ajo arriti të merrte katër palë këpucë dhe xhupa të markave të njohura duke besuar se do të kapërcente barrierat në dyqanit pa u vënë re. Sjellja e saj është vënë re nga një oficer sigurie dhe drejtuesja e supermarketit. Ata e kanë ndjekur deri në dalje dhe këtu gruaja duke parë se nuk kishte zgjidhje tjetër për t'u arratisur ka sulmuar njërin prej të dyve, duke e rrëzuar përtokë. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 47-vjeçaren.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI