Flash

Tyler Perry: Meghan dhe Harry u sulmuan nga familja mbretërore

Lapsi.al 16 December 2022
Tyler Perry: Meghan dhe Harry u sulmuan nga familja mbretërore

Tyler Perry ka dalur së fundmi në mbrojtje të Princ Harry dhe Meghan Markle. Ai e krahasoi sulmin që mamaja e tij pësoi nga babai me trajtimin që Meghan Markle mori nga familja mbretërore.

“Unë mund të dëgjoja frikën në zërin e saj. Ishte e prekshme. Dua të them, unë mund ta dëgjoja atë”, zbuloi Perry në episodin e fundit të dokumentarëve të  Sussexes, i cili u transmetua të enjten. Aktori i "Madea" shtoi: "Kjo grua u keqtrajtua. Gjithashtu dhe Princ Harry.”

Perry ,i cili ka folur për fëmijërinë e tij traumatike në të kaluarën, shpjegoi: “Pashë nënën time të dhun*ar për vite me radhë; I dija simptomat. E dija se si ishte.”Meghan kishte frikë se [amilja mbretërore do ta shkatërronte atë ose ta bënin të mendonte se ishte e çmendur." “Të përdorësh institucionin për të bërë të gjitha gjërat që do të bënte një dhun*es, si: “Nuk do të japim para”. Ne nuk do t'ju lëmë sigurinë. Ne do t'i bëjmë të gjitha ato gjëra për t'ju bërë të ktheheni, "tha ai.

Tyler mirëpriti në shtëpinë e tij  Harry dhe Meghan në mars 2020 pasi vendndodhja e tyre u zbulua kur mbërritën në Kanada. Markle tha se ajo kontaktoi Perry në një gjendje ankthi, duke qarë në telefon. Ajo i kërkoi ndihmë, pavarësisht se nuk e kishte takuar kurrë personalisht."Unë isha thjesht po qaja ," u shpreh aktorja. “Ndonjëherë është më e lehtë të hapesh me dikë që nuk di asgjë fare. Dhe ky ishte ai moment me mua dhe Tyler-in.” Harry më vonë zbuloi se beson se pallati zbuloi vendndodhjen e tij dhe të Markle në shtyp, duke përmendur një email që i dërgoi babait të tij, mbretit Charles, që doli në tabloidë./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Zbulohet prezantuesi i 'Grammy Awards 2023'

Trevor Noah do të rikthehet si mikpritës i Grammy për të tretin vit radhazi. Komediani do të drejtojë shfaqjen e çmimeve 2023, e cila do të transmetohet më 5 sh...

10:38

Meghan Markle: Është faji i Princ William

Meghan Markle ka shprehur së fundmi mospëlqimin për kunatin e saj, Princin William. Ish-aktorja e "Suits" zbulon në dokumentarin e saj dhe të Princit Harry n...

15:09

Gerard Pique, ende i dashuruar me Shakira-n

Gerard Pique dhe Shakira kanë firmosur zyrtarisht marrëveshjen e ndarjes së tyre. Por pavarësisht kësaj  futbollisti duket se i mungon ende artistja. Një bur...

11:49

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI