Flash

Ngrihet alarmi në Ukrainë, Rusia sulme të rënda me raketa në 3 qytete

Lapsi.al 16 December 2022
Ngrihet alarmi në Ukrainë, Rusia sulme të rënda me raketa

Të premten është raportuar për sulme të reja ruse me raketa në gjithë Ukrainën, ndërsa Kievi ka thënë se Moska mund ta nisë një ofensivë të re në fillim të vitit të ardhshëm.

Autoritetet ukrainase kanë raportuar për shpërthime në të paktën tri qytete më 16 dhjetor, duke thënë se Rusia ka nisur sulme të mëdha me raketa në objektet energjetike dhe infrastrukturën kyçe.

Autoritetet lokale kanë raportuar në rrjetet sociale se shpërthime ka pasur në Kiev, në pjesën jugore të Kryviy Rih në rajonin Dnjipropetrovsk dhe në pjesën verilindore të Harkivit.

Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, ka thënë në Telegram se qyteti ka mbetur pa energji elektrike pasi, sipas autoriteteve, tri raketa kanë goditur pika kyçe të infrastrukturës.Për ndërprerje të energjisë është raportuar edhe në rajonin Sumoj në lindje. Në Kiev autoritetet kanë thënë se “mbrojtja ajrore në rajon është në funksion”.

Sulmet që kanë cak infrastrukturën energjetike janë bërë pjesë e strategjisë së re ruse për t’i detyruar ukrainasit të nënshtrohen gjatë dimrit me ngrica, pas disa humbjeve të mëdha të forcave ruse në fushëbetejë në muajt e fundit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të këshilluara

Bie qeveria e Sllovakisë

Qeveria e Sllovakisë të enjten ra pas humbjes së një votimi mosbesimi në parlament. Gjenerata e koalicionit në Parlamentin me 150 vende ra pas një thirrjeje ...

21:28

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI