Flash

Kim pas seancës për kreun e SPAK: E shoh që ka shumë teori konspirative

Lapsi.al 16 December 2022
Kim pas seancës për kreun e SPAK: E shoh që ka shumë teori

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sqaruar arsyet se pse ka shkuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Në një prononcim për mediat, Kim tha se nuk ka asnjë mesazh të fshehur në praninë e saj në KLP. Sipas diplomates amerikane, është e rëndësishme për reformën në drejtësi, zgjedhja e kreut të ri të SPAK.

Ndër të tjera, Kim tha se nuk ka ardhur në KLP për t’i treguar prokurorëve se kë të votojnë për kreun e ri të SPAK.

"Ka shumë teori konspirative. Dua të shpjegoj përse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK. Erdha për të thënë që është një moment i rëndësishëm. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA-të kanë qenë të drejtpërdrejta me shtetin shqiptar. Ju e dini se unë nuk jam një person që i bëj gjërat e fshehta.Është bërë shumë përparim, shumë njerëz meritojnë meritë për këtë duke filluar nga qeveria e vendit. Merita i shkon edhe opozitës dhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre. Merita i shkon medias dhe qytetarëve që ndjekin procesin. Puna e SHBA në këtë proces është t’ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi, ju duhet ta doni ndryshimin më shumë se ne." - u shpreh Kim.

Lexo më tej: A do dështojë Yuri Kim në kontrollin e SPAK 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI