Flash

Kievi paralajmëron ukrainasit: Rusia po përgatit ofensivë të madhe tokësore

Lapsi.al 16 December 2022
Kievi paralajmëron ukrainasit: Rusia po përgatit ofensivë të

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po planifikon një ofensivë të re tokësore në fillim të viti 2023.

Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë kanë paralajmëruar se Kievi dhe aleatët e tij duhet të jenë të përgatitur për ofensivën.

Ofensiva mund të nisë në rajonin lindor të Donbasit, në jug, ose drejt Kievit, thonë gjeneralët e lartë, shkruan BBC.

Por analistët perëndimorë thonë se aftësia e Rusisë për të kryer operacione të suksesshme sulmuese tokësore po zvogëlohet me shpejtësi.

Oficeri i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin tha këtë javë se lufta do të përkeqësohej vetëm për Moskën, e cila aktualisht po përballet me mungesë të municioneve artilerie.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se po shtohen provat se Rusia, e cila ka pësuar një sërë humbjesh në fushën e betejës, planifikon një ofensivë të re të gjerë.

Ai spekuloi se kjo mund të ndodhte në shkurt kur gjysma e 300,000 trupave të rekrutuar nga Rusia në tetor për të mbështetur luftën në Ukrainë do të përfundonin stërvitjen.

“Pjesa e dytë e mobilizimit, afërsisht 150,000… bëjnë të paktën tre muaj për t’u përgatitur. Kjo do të thotë se ata po përpiqen të fillojnë valën tjetër të ofensivës ndoshta në shkurt, siç bënë vitin e kaluar. Ky është plani i tyre,” ta Reznikov, shkruan The Guardian.

Ofensiva e re e Moskës mund të ndodhë në janar, por ka më shumë të ngjarë në pranverë, raportoi Economist të enjten , duke thënë se vlerësimi erdhi nga presidenti Zelensksy, gjenerali Valery Zaluzhny dhe gjenerali Oleksandr Syrskyi në intervistat e fundit.

“Rusët po përgatisin rreth 200,000 trupa të reja. Nuk kam dyshim se ata do të kenë një sulm tjetër në Kiev,” tha gjenerali Zaluzhny, kreu i forcave të armatosura të Ukrainës.

Rusia është “100% duke u përgatitur”, tha ai, duke shtuar se “detyra strategjike shumë e rëndësishme e Ukrainës është të krijojë rezerva dhe të përgatitet për luftën, e cila mund të ndodhë në shkurt, në rastin më të mirë në mars dhe në rastin më të keq në fundi i janarit”.

Të këshilluara

Bie qeveria e Sllovakisë

Qeveria e Sllovakisë të enjten ra pas humbjes së një votimi mosbesimi në parlament. Gjenerata e koalicionit në Parlamentin me 150 vende ra pas një thirrjeje ...

21:28

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI