Flash

Juri Kim: Anëtarëve të KLP iu bënë kërcënime dhe premtime për favore!

Lapsi.al 16 December 2022
Juri Kim: Anëtarëve të KLP iu bënë kërcënime

Në dalje të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku po dëgjohen kandidatët për drejtimin e SPAK, ambasadorja amerikane tha se kishte dashur të sqaronte teoritë konspirative sipas të cilave kishte një mesazh të fshehtë për praninë e saj në KLP.

Kim foli për “kërcënime” dhe “premtime për favore” që i janë bërë antarëve të KLP-së. Ajo tha se SHBA ka qenë e drejtpërdrejtë dhe nuk do të donte që shefi i ardhshëm i SPAK të zgjidhej përmes këtyre metodave, por përmes një gjykimi të kritereve.

“Ka shumë teori konspirative që qarkullojnë ndaj doja të shpjegohja pse erdha këtu. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK. Përse erdha? Që ta përforcoj se ky është një moment i rëndësishëm. Cfarë është e rëndësishme për këtë periudhë tranzite është integriteti i procesit. Jo për t'i thënë se për kë duhet dhe nuk duhet të votojnë. Nuk ka mesazh të fshehtë. SHBA kanë qenë të drejtpërdrejta me shqiptarët, unë nuk jam një person që i bëj gjërat në fshehtësi. Them atë që nënkuptoj dhe nënkuptoj atë qe them dhe unë përfaqësoj SHBA. Prioritet i SHBA është qe reforma në drejtësi të zbatohet plotësisht. Ka pasur shumë progres, shumë njerëz meritojnë mirënjohje për këtë, përfshirë edhe qeverinë. Meritë ka edhe opozita, edhe kritikët që e mbajnë qeverinë përgjegjëse se është puna e tyre. Meritë ka edhe media dhe qytetarët që ndjekin procesin. SHBA ju mbështet. Ju duhet të doni reformën në drejtësi dhe ndryshimin më shumë se ne. "Njerëzit duhet ta duan ndryshimn, pa njerëzit, ndryshimi nuk vazhdon. Anekënd këtij vendi është e qartë për mua që njerëzit e duan ndryshimin. Prandaj ky është moment shumë i rëndësishëm, që anëtarët e KLP të dëgjojnë kandidatët dhe tu bëjnë pyetje të vështira. Dhe jemi me fat, që kemi tre kandidatë shumë të kualifikuar. Para KLP është një vendm shumë i rëndësishëm. Në bazë të këtij vendimi duhet të jetë objektiviteti, ekzamiminimi i kritereve. Nuk duhet të bazohet nga perceptimet e kërcënimit apo premtimet për favore. Kjo do të thyentë integritetin e procesit të zgjedhjeve. Ështe e rëndësishme që kushdo që zgjidhet duhet të kuptoje se u zgjodh në bazë të objektivitetit dhe jo të kërcenimeve dhe jo në baze të premtimeve për favore se pse kjo do të nxirrte një prokuror që ia ka për detyrim pozicionin e tij dikujt. Prandaj kushdo që zgjidhet duhet të kuptojë se shefi i tij është ligji. Prandaj doja të thoja që nuk ka ndonjë mesazh special. Erdha këtu sepse ma lejonte axhenda. Do ta ndjek këtë proces po aq afër sa edhe ju” tha Kim, duke u larguar nga mbledhja.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI