Flash

I preferuari i amerikanëve, Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK

Lapsi.al 16 December 2022
I preferuari i amerikanëve, Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK. Ai do të pasojë Arben Krajën, i cili ishte në krye të SPAK për 3 vite.

Në votimin e zhvilluar sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Dumani mori 5 vota të anëtarëve. Ndërsa kandidatët e tjerë, Adnan Xholi mori 1 votë dhe Edvin Kondili mori 4 vota.

Në sallën e KLP ndodheshin përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane, përfshirë ambasadoren Yuri Kim.

I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi i cili tha se ai do të çojë para drejtësinë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve.

E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet.

I fundit u mor në pyetje kandidati Edvin Kondili, i cili deklaroi se do të angazhohej në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që në ditën e parë të marrjes së detyrës nëse do të zgjidhej në krye të SPAK.

Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP që votuan për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Arben Kraja, përmes një mesazhi në Twitter i i uroi sukses 3 kandidatëve duke shtuar se Prokuroria e Posaçme do vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë,

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI