Flash

I plagosuri me armē zjarri humb jetën në spital (EMRI)

Lapsi.al 16 December 2022
I plagosuri me armē zjarri humb jetën në spital (EMRI)

Një 49 vjecar mbeti i vrarë sot në Tiranë. Ai u qëllua me pistoletë nga një person i panjohur njoftoi policia. Si pasojë e plagëve humbi jeten Edmond Papaj.

Ai u transportua me urgjencë tek spitali i Traumës, por nuk i shpëtoi dot plagëve.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë zbardhur.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku", në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI