Flash

I dënuar për trafik droge në Greqi, zbardhet e shkuara e biznesmenit të ekzekutuar në Tiranë

Lapsi.al 16 December 2022
I dënuar për trafik droge në Greqi, zbardhet e shkuara e

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë të shënuar pasditen e sotme në Selitë të Tiranës. 49-vjeçari Edmond Papa është ekzekutuar me 9 plumba pistolete teksa pinte kafe në ambientet e një lokali.

Papa ndërroi jetë te spitali i Traumës ndërsa autori mbetet ende i paidentifikuar. Me origjinë nga Fieri e banues në Sarandë, Papa kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, kjo pasi vitet e fundit ishte zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar. Automjeti tip “Benz” në pronësi të viktimës, ishte parkuar para lokalit ku ai po konsumonte një kafe. Përballë lokalit ndodhet dhe banesa e familjarëve të tij të cilët i vizitonte sa herë vinte në kryeqytet.

Për krimin e rëndë, policia ka ngritur dy pista kryesore që lidhen me skedimet e viktimës në Angli për trafikim lëndësh narkotike dhe një me ndonjë konflikt të mundshëm, pikërisht për këtë lloj aktiviteti të paligjshëm.

Ai është dënuar edhe në shtetin grek me 7 vite burg për trafikim droge. Po hetohen dhe bizneset e Papës në qytetin e Sarandës ku ai merrej me ndërtime dhe rezulton pronar i një hoteli.

Bazuar në dinamikën e ngjarjes, dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasës profesionist. Autori është futur nëpërmjet një tuneli në lokal dhe më pas është arratisur nëpër rrugica. Policia ngre dyshime se një person e ka ndihmuar duke e pritur me një automjet, për t’u larguar më pas nga “Unaza e Madhe”.

Në momentin e atentatit, viktima e ka pikasur autorin dhe ka tentuar t’i përgjigjet me mjete rrethanore që i gjendeshin te tavolina ku ishte ulur. Sipas dëshmitarëve Papa e ka qëlluar me tavëll por kjo nuk e ka penguar autorin të zbrazë breshëri plumbash ndaj tij. Policia po merret me hetimin e plotë të ngjarjes dhe për gjurmimin e autorit po sekuestrohen kamerat e sigurisë në zonë.

Të këshilluara

22 raste të reja me Covid në Shqipëri

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të qëndrojnë të ulëta. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 raste të reja nga ...

19:07

Zgjedhja e kreut të SPAK, reagon BE

Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann ka mirëpritur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK. Me anë të një reagimi në tëitter, ajo ka shprehur vlerës...

18:36

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI